Flash News

Kosova

Kosova sot në ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë në Veri

Kosova sot në ditë zie kombëtare në nderim të policit

Kosova sot është në ditë zie kombëtare në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra dje gjatë  përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca përmes një postimi në Facebook, ndërsa flamujt e të gjithë institucioneve do të ulen në gjysmë shtizë.

“Presidentja Vjosa Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim BunjakuPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit”.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

Nga përleshja me grupin e armatosur të veshur me uniformë u plagosën dhe 3 policë. Ministri i Brendshëm deklaroi se nga shkëmbimi i zjarrit kishin mbetur të vrarë edhe 3 sulmues ndërsa 6 ishin arrestuar, 2 prej tyre të plagosur.

 

Të fundit