Flash News

Kosova

Të shtëna me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Të shtëna me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Të shtëna armësh janë regjistruar ditën e sotme në rrugën “Bedri Shala”  në Prishtinë, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Të fundit