Flash News

Kosova

“Turp për kryeministrin”, AGK dhe EFJ dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve nga Kosova në konferencën me Merkel

“Turp për kryeministrin”, AGK dhe EFJ dënojnë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar të papranueshme sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve nga Kosova, gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Ndonëse pjesë e diskutimit gjatë konferencës ishte edhe Kosova, gazetarët nga ky shtet nuk u lejuan të bënin pyetje për kancelaren gjermane, duke sjellë edhe revoltimin e përfaqësve të mediave.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka reaguar kundër veprimeve të Rama.

Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.

 

Të fundit