Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Nga refuzimi i shtrëngimit të dorës te ‘revoltimi’ i gazetarëve, ‘incidentet’ e vizitës së Merkel në Tiranë
Kancelarja gjermane zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të martë, ku gjatë qëndrimit disa orësh u takua me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pas mbërritjes nga Beogradi ku ishte një ditë më parë, në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me ceremoni protokollare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Në këtë vizitë, nuk munguan disa incidente që nuk u kaluan pa u vënë re.
Që në momentin e mbërritjes së Merkel në Tiranë, teksa Rama e priste në hyrje të Pallatit të Brigadave u pa se dera e makinës në të cilën ndodhej Merkel u hap me vështirësi.
Më pas, gjatë takimit me Ramën, Merkel refuzoi t’i shtrëngojë dorën për shkak të masave anti-covid, ndërsa preferoi që të përshëndeste kryeministrin grusht më grusht.
Po ashtu, në përfundim të konferencës përbashkët, gazetarët e ardhur nga Kosova nuk u lejuan të bënin pyetje.
Ky fakt solli revoltimin e tyre, ndërsa vetë Rama u sqaron se axhenda ishte e kufizuar.
“Shumë faleminderit, kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, po kancelarja nuk ju ka borxh”, thotë Rama, ndërsa gazetarët dëgjohen teksa thonë “zoti Rama, jemi dhe ne këtu’.
Po ashtu, lryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u raportua sot se nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri nga policia në rrugë tokësore përmes Hanit të Hotit për shkak se nuk kishte test PCR negativ, ndërsa ishte nisur të merrte pjesë në takimin me disa nga liderët e Ballkanit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi, por u hodh poshtë nga drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.
Ai shkroi në tëitter se Krivokapic ka udhëtuar me avion drejt Rinasit.
“Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”, shkruan Fuga.