Flash News

Kosova

Vjen reagimi i Kurtit pas samitit: Për të pasur “Open Balkan”, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës

Vjen reagimi i Kurtit pas samitit: Për të pasur “Open

Ka ardhur reagimi i kryeministrit Albin Kurti një ditë pas samitit të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt në Ohër.

Një ditë pasi u mbajt në Ohër Samiti i Ballkanit të Hapur, sot ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk pranon që ti bashkohet kësaj nisme, pavarësisht ftesës që i është bërë herë pas here.

Kurti është shprehur se se për të pasur “Ballkan të Hapur”, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës.

“Nuk besojmë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit, Ballkani nuk përbëhet vetëm nga 6 shtete në përgjithësi. Ballkani Perëndimor ende i paintegruar në BE, përbehet nga 6 shtete, këto s’mund të trajtohen bashkë, sepse kemi shtete që nuk e kanë dënuar dhe s’kanë vënë sanksione ndaj Rusisë. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës.

Nëse një qytetar i Kosovës dëshiron të shkojë në Serbi, edhe qoftë për të vizituar të afërmit në Preshevë, Medvegj e Bujanoc, ose për të kaluar transit nëpër atë shtet, nuk i pranohet pasaporta, nëse e tregon kartën e identitetit, ajo merret vetëm për t’i thithur të dhënat biometrike”, tha Kurti.

Ky i fundit ritheksoi qëndrimin e tij se pa të 6-ta shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka “Open Balkan”.

“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur’”, tha kryeministri.




Të fundit