Flash News

Bota

Zgjedhja e kancelarit të ri gjerman, Bundestagu do mbajë raundin e dytë për konfirmimin e Merz sot

Zgjedhja e kancelarit të ri gjerman, Bundestagu do mbajë raundin e

Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë.  Sipas  gazetës gjermane  Bild, procesi do të fillojë në orën 16:15. Rreth orës 15:30, grupi parlamentar i bashkimit CDU/CSU pritet të lëshojë një deklaratë.

Ndërkohë, procedurat e brendshme të partive janë duke u zhvilluar dhe kishte indikacione si nga grupi parlamentar CDU/CSU ashtu edhe nga AfD dhe Partia e Majtë se raundi i dytë do të zhvillohej sot.

Rizgjedhja kërkon pëlqimin e dy të tretave të partive parlamentare, dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) fillimisht e hodhi poshtë propozimin për një votim të ri sonte, duke preferuar të mbante një seancë plenare nesër. Megjithatë, pak kohë më parë u raportua se më në fund mund të binte dakord për një votim të ri sonte.

“Po shqyrtojmë nëse mund të votojmë sonte për herë të dytë. Shpresoj që sonte të jemi në gjendje ta quajmë Friedrich Merz kancelar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Carsten Lienemann.

Në të njëjtën kohë, informacionet tregojnë se deputetëve të CDU/CSU u janë dërguar email-e që të qëndrojnë në gatishmëri për një rizgjedhje.


Ndërkohë, Merz është tërhequr në zyrën e tij me anëtarët e familjes, ndërsa rrethi i tij i ngushtë raporton se ai dëshiron që procesi zgjedhor të përsëritet sot./ Bild

Të fundit