Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Pas 11 Majit, projekte të reja për të shëruar plagët e keqqeverisjes

Meta: Pas 11 Majit, projekte të reja për të shëruar

Presidenti i Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë një videomesazh të fuqishëm nga një vajzë korçare, gazetarja Jasmira, e cila shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për kandidaturën e tij për deputet, duke u bërë zë i një komuniteti të tërë që kërkon ndryshimin.

Ai kujton angazhimet konkrete të ndërmarra prej tij në të kaluarën si Kryeministër, kur realizoi projekte të rëndësishme infrastrukturore si Elbasan–Librazhd, Prrenjas–Librazhd dhe Korçë–Kapshticë, që i dhanë një shtysë zhvillimit të rajonit.

Meta shprehet se, 11 Maji do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri politik, ku do të zbatohen projekte madhore për ta nxjerrë Korçën dhe gjithë vendin nga errësira 12-vjeçare e keqqeverisjes dhe për ta kthyer dinjitetin e munguar qytetarëve shqiptarë.

Postimi:

Kanë qenë të vazhdueshme e të pandara lidhjet e mija me Korçën, po kështu edhe me komunitetin korçar që jeton në Tiranë.

Respekt për mesazhin e një vajze korcare si Jasmira, njëherësh gazetare dhe nënë e përkushtuar, që i kërkon mbështetjen komunitetin korcar, që banon në Tiranë, në mbështetje të kandidaturës time për deputet.

Kam bërë gjithçka dikur, si Kryeministër, për të ndërtuar rrugë të reja dhe moderne, që çonin drejt Korçës, si Elbasan -Librazhd, Prrenjas-Librazhd, Korçë- Kapshticë.

Pas 11 Majit, projekte të tjera madhështore do të zbatojmë për të fituar 12 vjet të humbura nga plaçkitësit rilindas në pushtet.

Të fundit