Flash News

E-TJERA

45-vjeçarja me 'Benz' del nga rruga pranë Kishës së Laçit, përplas dy këmbësorë dhe shitësen ambulante

45-vjeçarja me 'Benz' del nga rruga pranë Kishës

Një aksident u shënua pasditen e sotme në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, në Kurbin.

Policia sqaron se A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët D.D., 21 vjeçe, E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante A.Gj., 18 vjeçe.

"Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit