Flash News

Ditari i Opozitës

PSD e Doshit bojkoton mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Beci do të “privatizojë” plazhin e Velipojës

PSD e Doshit bojkoton mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Beci do të

Këshilltarët e Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë edhe mbledhjen e nesërme.

Përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se PSD ben me dije se administrimi i plazhit të Velipojës do të bëhet nga një tjetër kompani që lidhet me bashkëshorten e Benet Becit, kryetarit aktual të Bashkisë Shkodër.

Kjo pikë do të miratohej nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës që në mbledhjen e 8 Prillit, por ajo mbledhje u braktis si nga këshilltarët e PSD-së, po ashtu edhe ata të PD-së, duke bërë që kuorumi të mos plotësohej.

DEKLARATË PËR SHTYP

PSD nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku përveç ndihmës sociale prej 6%, Benet Beci kërkon të kalojë në administrim plazhin e Velipojës shoqërisë aksionare të bashkisë Shkodër “Bio Strajca sh.a” dhe më pas një kompanie të lidhur me bashkëshorten e tij.

Ne nuk kushtëzojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë ndihmën sociale më 13 maj, pas zgjedhjeve, por nuk bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit.

Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është. Ne si PSD do ta denoncojmë dhe do kërkojmë hetim për çdo tenderim të dyshimtë.

PSD nuk bën kompromis me abuzimin dhe kapjen e pasurive publike nga ana e kryebashkiakut Beci.

Mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe jemi të vendosur të jemi zëri i qytetarëve dhe jo fasada e marrëveshjeve të fshehta politike apo familjare të kryetarit të bashkisë.

Ne ritheksojmë se jemi në mbështje të familjeve në nevojë të cilat janë thelbi i programit të PSD në këto zgjedhje dhe po ashtu jemi të gatshëm që ta votojmë kurdo herë pas 11 majit fondin 6% të ndihmës sociale.

Të fundit