Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sfidat serioze për të siguruar mjekun në zonat rurale në Kosovë dhe në Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria përballen me sfida serioze për të punësuar mjekë dhe staf shëndetësor në zonat rurale. Një hulumtim i BIRN-it tregon se komunat e Kosovës kanë deficit të mjekëve dhe zonat më të prekura nga ky deficit janë fshatrat. Situata është e ngjashme edhe në Shqipëri. Ekspertët konstatojnë ikje të mjekëve dhe infermierëve.
Komuna e Pejës është në mesin e komunave që ka investuar në ndërtimin e qendrave mjekësore në fshatra mirëpo në mungesë të mjekëve tri ambulancat, ajo në Dobërdol, Poqestë dhe Glloxhan, janë pa mjekë.
“Këto qendra kanë mbetur pa staf mjekësor për shkak të procedurave të tejzgjatura të rekrutimit dhe mungesës së mjekëve” - thotë Arjeta Musliqi zyrtare në Komunën e Pejës.
Situata e ngjashme paraqitet edhe në komunën e Ferizajt, ku katër ambulanca janë joaktive për shkak të mungesës së stafit. Nadire Ymeri, drejtoreshë e QKMF-së në këtë qytet, tregon se AMF-të në Varosh, Gaçkë, Talinoc i Muhaxherëve dhe Llojza aktualisht nuk janë aktive. Ferizaj ka mbi 300 punëtorë shëndetësorë mirëpo sipas Ymerit këto resurse nuk mjaftojnë për të gjitha ambulancat.
Në anën tjetër, Arben Koshi, drejtor në QKMF në Gjakovë, thot se komuna e tij nuk ka mungesë të punonjësve. Sipas Koshit, orari i punës dhe shpërndarja e stafit nëpër qendra bëhet në bazë të nevojës. Por, Koshi thot se mungesat në komunën e tij janë evidente te barnat.
“Një ndër boshllëqet më të dukshme është furnizimi nga MSH me barna nga lista e barnave esenciale (që arrin diku rreth 35%), ndërsa falë përkrahjes së DSHMS me fondin komunal për barna emergjente arrihet sadopak të mbulohet ky boshllëk” - thot Arben Koshi për BIRN.
A është migrimi shkaktar i hendeqeve në shëndetësi?
Numri i zonave rurale të Kosovës që po përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore është në rritje, sikurse është edhe migrimi kombëtar dhe ndërkombëtar. Këtë gjë e pohojnë edhe përfaqësues të Drejtorive të Shëndetësisë në Kosovë, sikurse është ajo e Pejës, që thot se migrimi drejt vendeve të treta ka ndikim në shpërndarjen jo të barabartë të stafit mjekësor në qendra familjare.
“Arsyet e mungesës së stafit lidhen me procedurat e zgjatura të konkurseve, largimin e mjekëve e infermierëve në vendet e treta, specializimet dhe pensionimi i mjekëve dhe infermierëve” – thot Arjeta Musliqi për BIRN.
Sidoqoftë, të dhënat pohojnë që përkundër tendencave të emigrimit, Kosova ende ka mungesa të mëdha të këtyre punonjësve. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga ASK, numri i banorëve në Kosovë në vitin 2024 ka qenë 1,585,566. Të dhënat nga i njëjti burim tregojnë që numri i punonjësve mjekësorë gjatë këtij viti ka arritur totalin prej 26,636.
Kjo do të thotë se për një punonjës mjekësor janë 59.54 banorë. Në krahasim më disa shtete të tjera ku një punonjës mjekësor përgjigjet për çdo 1,000 banorë, ky raport doktor për banor është relativisht i mirë.
Shqipëria përballet me mungesë të stafit mjekësor
Në ambientin e Shqipërisë problemet në zonat rurale janë të ngjashme. Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri funksionojnë 264 qendra shëndetësore pjesë e Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP) në zona rurale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, këto qendra mbulohen me personel mjekësor dhe janë të pajisura me medikamente bazë sipas paketës standarde.
Megjithatë, shpërndarja e pabarabartë e stafit dhe izolimi gjeografik bëjnë që jo të gjitha komunitetet rurale të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga shërbimet e mjekut të familjes. Mesatarisht, çdo qendër shëndetësore i shërben një popullate prej 8,000 – 10,000 vetash (kjo shifër luhatet ndjeshëm në zonat urbane dhe rurale), duke pasur një raport mjek/pacient rreth 1 me 2,500 dhe raport infermier/pacient rreth 1 me 400 banorë.
Sipas Elson Jaçajt, president i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë, mungesa e infermierëve është kthyer në një fenomen të përhapur në të gjitha institucionet shëndetësore, duke përfshirë edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
"Në shumë raste mungojnë deklarimet e vendeve të lira dhe punësimi i një infermieri të ri përmes portalit mund të zgjasë deri në një vit, edhe kur ai ka dalë fitues në testim” - thekson Jaçaj.
Ai shton se pagat e ulëta, mungesa e mbulimit të shpenzimeve për transport apo vështirësitë e zonave të thella pengojnë punësimin e infermierëve në zonat rurale.
“Në shumë raste, shërbimi në qendrat shëndetësore u ofrohet qytetarëve vetëm nga infermierët, pasi mungojnë mjekët. Rregulli është që punësimi i mjekëve dhe infermierëve të bëhet në bazë të popullatës gjë që aktualisht nuk zbatohet në asnjë spital apo qendër shëndetësore në vend. Kjo problematikë ka sjellë jo vetëm lodhje dhe mbingarkesë të stafit, por është vënë re edhe një ulje e performancës në punë dhe rritje e stresit tek infermierët.”
Përveç shpërndarjes së pabarabartë, migracioni i profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit e thellon krizën. Në takimet e Shoqatës vihet re që gjithnjë e më shumë infermierë ndjekin kurse gjuhe me qëllimin për të emigruar, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Angli.
"Trendi i largimeve është rritur me ritme të shpejta dhe nëse nuk merren masa, boshllëku do të thellohet ndjeshëm në të ardhmen” - paralajmëron Jaçaj.
Në përpjekje për të frenuar largimin e profesionistëve, në vitin 2024 Qeveria shqiptare miratoi një ligj që detyron studentët e degës së Mjekësisë në universitetin publik të punojnë në Shqipëri për tri vite pas diplomimit ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve. Ky vendim ka ngjallur kundërshtime dhe protesta nga studentët, duke e çuar çështjen në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, si dhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Mangësitë në stafin mjekësor rëndojnë gjendjen shëndetësore të grupeve të ndjeshme
Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe CENSUS 2023 të realizuar në Shqipëri, mbi 667,000 shqiptarë janë mbi 60-vjeçë, nga të cilët 60% jetojnë në zona të izoluara. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë përmendet se rreth 35 % e vizitave në qendrat shëndetësore dhe ambulancat për vitin 2023 u realizuan nga personat mbi 60-vjeç.
Sipas raportit të organizatës “Together For Life” mbi Shërbimet Shëndetësore në Banesë konstatohet se shpesh nga pamundësia për të përballuar kostot e transportit të moshuarit zgjedhin të mos e marrin fare shërbimin shëndetësor, duke rrezikuar kështu përkeqësimin e situatës së tyre shëndetësore. Gjithashtu në “Planin kombëtar të veprimit mbi moshimin 2020-2024” përmenden si problematika të sektorit shëndetësor: transporti dhe pritshmëritë e ulëta nga shërbimet në zonat rurale.
“Për të përmbushur nevojat e të moshuarve dhe pacientëve kronikë në zonat e largëta, është shtrirë programi i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Banesë në të gjitha qendrat e vendit, me një fokus të veçantë në zonat e largëta, duke u ofruar ndihmë atyre që nuk mund të paraqiten fizikisht pranë qendrave shëndetësore” - shprehet Eduart Dedej nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Institucionet përkatëse premtojnë ndryshime
Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri për buxhetin e vitit 2025 është rehabilitimi i 107 qendrave shëndetësore në gjithë vendin gjatë periudhës 2025-2027, me qëllim përmirësimin e aksesit dhe kushteve të shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale.
Në vitet e fundit, mungesat e mjekëve në rrethe dhe zona të largëta e kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë bonuse për mjekët të cilët pranojnë të punojnë në qytetet ku ka nevojë për specialistë, bonuse që shkojnë deri në 250,000 lekë mbi pagën. Në Kosovë komunat premtojnë se do shtojnë investimet për të sanuar gjendjen.
Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka synime që të ndërtojë AMF në Tërstenik, zgjerimin e shërbimeve në AMF në Bogë, si dhe hapjen e shërbimeve stomatologjike në QMF në Baran dhe QMF në Raushiq. Gjithashtu, drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë thot se në Planin Vjetor parashihet një strategji për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në të gjitha nivelet e KPSH përmes sistemit të menaxhimit të cilësisë.
Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren pretendon se ka plane të rritjes së infrastrukturës, punësimin e personelit të kualifikuar, edukimin shëndetësor, organizimin e shërbimeve mjekësore mobile, si dhe përmirësimin e logjistikës. Ndërkaq, Ymeri në emër të Komunës së Ferizajt është shprehur që për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në QMF nëpër fshatra dhe aktivizimin e katër AMF-ve, nevojitet një numër i caktuar i stafit për çka do t’i drejtohen sërish me kërkesë MSH dhe MF si dhe DSHMS-së në komunë “për inicimin e shpalljes së tenderit për blerjen e shërbimeve mjekësore sipas ndonjë kontrate apo marrëveshjeje”.
Rënia e numrit të popullsisë në zonat rurale dhe ikja e mjekëve janë sfida të përbashkëta si për Kosovën dhe Shqipërinë. Përderisa Shqipëria ka filluar t’i ndjejë pasojat e para të “brain drain”, Kosova është në faza më fillestare të këtij fenomeni dhe në “kohë” për ta evituar përhapjen e kësaj praktike duke përmirësuar kushtet e ofruara ndaj punonjësve mjekësorë dhe rritjes së standardit jetësor në vend.
“Problemet qëndrojnë në funksionimin normal të këtyre institucioneve. Mungesa e barnave, pajisjeve mjekësore dhe, herë pas here, e personelit mjekësor i bën këto institucione të pashfrytëzueshme për pacientët. Kur këtyre sfidave u shtohet edhe mungesa e transportit publik dhe gjendja e vështirë ekonomike, vështirësitë për pacientët në qasjen në shërbime shëndetësore bëhen edhe më të mëdha” - PRAK shprehet për BIRN.
Shoqata gjithashtu ngre problemin e shpërndarjes jo të barabartë të punonjësve mjekësorë, sidomos në qendrat kryesore të mjekësisë familjare, të cilat janë të mbingarkuara ndërsa qendrat në zonat rurale kanë numër të vogël pacientësh. Sipas PRAK-ut, një sfidë tjetër e ofruesve të shërbimeve mjekësore në Kosovë është edhe fragmentimi i këtyre shërbimeve, gjë që i detyron pacientët të drejtohen te sektori privat.
Një rast që e ilustron këtë problem është situata e E.G. banore e fshatit Mramor në komunën e Prishtinës. Zonja, e cila banon në këtë fshat prej vitit 2008, thot se ka pranuar shumë pak shërbime mjekësore nga AMF gjatë kësaj kohe, veçanërisht gjatë tri shtatzënive të saj.
“Problemet që më janë shfaqur gjatë shtatzënive kryesisht i kam trajtuar në Prishtinë, ose në QKUK, ose në ordinanca private, shërbime të cilat kushtojnë shumë. Edhe për fëmijët, këtu (në fshat) më udhëzojnë shpesh për te pediatri në qytet. Tash nuk po humbi kohë fare, po shkoj direkt në Prishtinë” – thot E.G.
Shoqata thekson mungesën e stafit mjekësor në disa komuna, dhe disa prej drejtorive të shëndetësisë në këto komuna e pohojnë një gjë të tillë./BIRN Nga Arbërie Shaban dhe Oriada Dajko
‘Ky artikull është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi i lajmeve cilësore dhe gazetarise se pavarur në Ballkanin perëndimor dhe Turqi II”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian’
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38