Flash News

KRYESORE

KPA nuk e ndryshon vendimin e KPK-së: Prokurori Artur Selmani të shkarkohet

KPA nuk e ndryshon vendimin e KPK-së: Prokurori Artur Selmani të

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e KPK-së për prokurorin Artur Selmani, në bazë të të cilit, ai u shkarkua nga detyra më 26 nëntor 2018.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, anëtare.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyre unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 82, datë 26.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artur Selmani. Ky vendim është përfundimtar me efekt të menjëhershëm.”, ishte njoftimi zyrtar i KPA-së.

Të fundit