Flash News

KRYESORE

KQZ i përgjigjet PS-së: Akti që nuk ekziston nuk fallsifikohet dot

KQZ i përgjigjet PS-së: Akti që nuk ekziston nuk fallsifikohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur pretendimeve të Partisë Socialiste për tjetërsim të vendimit për Kapllanajn.

Në një deklaratë për mediat, KQZ sqaron se Praktikat e mandatit janë të përcjella në kohë rekord.

“Kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, pasi detyrë e administratës është proces tërësisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qëndrimet e shprehura dhe të dokumentuara në mbledhjen e KQZ-se. Deri në momentin e kësaj deklarate nuk ka ende vendim të zbardhur për çështjen në fjalë. Akti që nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo është nje e vertete e thjeshte për tu kuptuar. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices,” sqaron KQZ.

 

 

Të fundit