Flash News

KRYESORE

Krasta i vë në pah mangësinë deputetit të PS: Do jesh kryeministër i qeverisë së përkohshme, por keni varfëri argumenti

Krasta i vë në pah mangësinë deputetit të PS: Do jesh

Dorëheqja e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz si pasojë e një video-skandali është kthyer në një objekt debati në emisionin A Show, ku mes të ftuarve ishte edhe deputeti i PS, Ervin Bushati.

Në debat e sipër, Krasta ironizon deputetin socialist për mungesë argumenti, madje e cilëson atë edhe kryeministrin e ardhshëm e qeverisë së përkohshme.

Pjesë nga debati:

Krasta: A mund të gjeni forcën t’i lini vendin një qeverie të përkohshme?

Bushati: Zoti Trump nuk ka dhënë dorëheqjen, May po ashtu, për një video që nuk ekziston. Nuk ka një video të Ramës me dikë. Ai thotë duhet të iki se është keq ekonomia, por nuk është keq, se është blerë vota, por nuk është blerë. PD ka humbur 200 mijë vota. Të të jap një shembull, unë e kam votues zotin Basha.  Ai voton te njësia ku jam deputet, aty ku ka lindur

Krasta: Të kam dëgjuar që e keni thënë edhe në televizione të tjera, dhe nuk është normale që ta përsërisni në çdo ekran. Mos e përsërisni në çdo televizion se është e turpshme, kjo tregon varfëri argumenti tani. Të dalësh në 4 televizione dhe të thuash të njëjtën gjë.

Bushati: E paske dëgjuar, faleminderit që më paske ndjekur

Krasta: Normal që të ndjek se ti do bëhesh kryeministër i këtij vendi, tani do bëhesh kryeministër i qeverisë së përkohshme.

Video pas minutës '16: 

Të fundit