Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Cërrikut, Altin Toska: Na kanë mbetur edhe 99 sfida!

Kryebashkiaku i Cërrikut, Altin Toska: Na kanë mbetur edhe 99 sfida!

Kreu i bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, i zgjedhur nga LSI, as që e ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi ka shkruar në faqen e tij në FB se “numri i sfidave të mbetura 99”. Ky postim shoqëron fjalët e tij pasi ka realizuar sfidën për pastrimin e kanalit që përdoret për vaditjen, dhe që ishte bërë burimi kryesor për përmbytjen e qytetit. Mbi këtë kanal nuk ishte vënë dorë prej kohësh, thuajse nuk ekzistonte më dhe punimet po vijojnë kënaqshëm.

Disa ditë më parë, deputeti socialist Taulant Balla, gjatë një feste në qytetin e Cërrikut, me simpatizantët dhe mbështetësit e tij, pas fitores së PS-së, i kërkoi atij publikisht të jepte dorëheqjen, ashtu siç kishte premtuar, në rast se LSI nuk dilte forcë e parë në Cërrik. Por Toska, jo vetëm që nuk ka ndërmend të dorëhiqet, por përkundrazi ka vijuar punën, sipas tij, në dobi të komunitetit. Ai i ktheu një përgjigje Ballës në FB, ku, mes të tjerash arrinte deri në fyerje duke e etiketuar atë si një “qen që leh” dhe se i kujtonte faktin se “më vjen për të qeshur nga deklaratat e Taulantit, kur kujtoj terrorin dhe krimin që lëvizte me makinat e policisë netëve të nxehta të qershorit për të kërcenuar dhe blerë popullin e Cërrikut. Pasi nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që i kishte bërë Ramës për ta nxjerre LSI me 0 deputete tani vjen dhe bën deklarata qesharake. Po i kujtoj Taos që mua më ka votuar populli i Cërrikut dhe për këtë detyrimi im është që tiu shërbej atyre me përkushtim të lartë edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa here kundër bashkise se Cërrikut.

Për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë, sepse është forcë e parë e rinisë, është forcë e parë e integritetit dhe dinjitetit Tao, që ti nuk i ke njohur dhe s'besoj se ke për t’i njohur.

Prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër, sepse e di që ti do jesh për të si ai qeni që vetëm leh.

Suksese në jetë Tao!”

 

 

Të fundit