Flash News

KRYESORE

Kryeinspektori IKMT-së që kërcënoi deputetin e PD-së ka qenë anëtar i bandës së Zani Çaushit

Kryeinspektori IKMT-së që kërcënoi deputetin e PD-së ka

Kryeinspektori IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, kërcënoi sot deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj gjatë aksionit që Inspektorati zhvilloi në Jal për shembjen e disa objekteve.

“Mbaje mend këtë fytyrë mirë. Nga Vlora jam unë”, ju drejtua kryeinspektori deputetit.

Krahas kërcënimit, kryeinspketori IKMT-së shkeli gjithashtu detyrën pasi nuk mund të pengojë deputetin apo ti kërkojë atij llogari, pasi pengon punën e tij kushtetuese.

Por duket se rolin e ‘gangsterit’ kryeinspektori e ka trashëguar nga e kaluar pavarësisht detyrës që mban sot.

Politiko.al ka mësuar se gjatë trazirave të 97-ës, Fatmir Meta, në lagjen ‘Çole’ në Vlorë, në atë kohë ishte i ri në moshë, ishte një prej anëtarëve të grupit të Zani Çaushit.

Por, si shumë ‘kolegë’ të tjerë, pas 2013-ës ka nisur rehabilitimin e tij duke u bërë pjesë e administratës.

 

 

Të fundit