Flash News

KRYESORE

Kryeministri grek i shkruan OMONIA-s: Minoriteti është kusht për çeljen e negociatave

Kryeministri grek i shkruan OMONIA-s: Minoriteti është kusht për

Mbrojtja e të drejtave dhe pronës së minoritetit kombëtar grek është kusht paraprak i Greqisë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kështu është shprehur kryeministri grek Kyriakos Micotaqis në një letër drejtuar shoqatës OMONIA.

Në letër Micotaqis thekson përkushtimin e shtetit fqinj dhe të tijin personal për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri I Greqisë.

Micotaqis e mbyll letrën duke thënë se Greqia do të jetë gjithmonë në krah të minoritetit helen duke e mbështetur atë por edhe për të përmirësuar marrëdhëniet greko-shqiptare në përgjithësi.

Të fundit