Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Kryeministrja e zgjedhur e Finlandës do të jetë më e reja në botë
Finlanda sapo ka emëruar kryeministren më të re ndonjëherë në botë, e cila është vetëm 34 vjeçe. Ajo quhet Sanna Marin dhe aktualisht mban detyrën e Ministres së Transporteve dhe është pjesë e Partisë Socialdemokrate.
Pas dorëheqjes së Antti Rinne nga detyra e kreut të qeverisë, ajo u zgjodh për të drejtuar koalicionin e pesë partive që udhëheqin vendin skandinav. Marin tani është liderja më e re në botë, duke ia marrë këtë titull Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç.
Politikania 34 vjeçare do të marrë postin javën tjetër, duke u bërë gruaja e tretë që drejton qeverinë finlandeze. Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ai për mënyrën se si menaxhoi një grevë të postës.
“Shumë po presin që ne të rindërtojmë besimin. Ne kemi një program qeveritar që e mban koalicionin bashkë”, tha Marin para medieve.