Flash News

KRYESORE

A mund të jetë hapja e dosjeve një lojë Rama-Basha për të goditur Ilir Metën?

A mund të jetë hapja e dosjeve një lojë Rama-Basha për

PS dhe grupi i Enkelejd Alibeajt ose ndryshe mbështetesit e Lulzim Bashës bashkuan votat për të hapur dosjet e ish-sigurimit të Shtetit. Kjo nismë erdhi pas pretendimeve se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Nga foltorja e Kuvendit, kryemistri Edi Rama tha se do të ishte një trondije nëse vërtetohej se njeriu që ishte pjesë e këtyre dosjeve, ka qenë në pushtet për 30 vite.

“Ne këtu na solli shtetasi I.M., doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej vesh kush është ky, a është ai që ju shkon mendja për keq, apo është një tjetër? Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë.

Ku ta gjejmë të marrin një përgjigje lehtësuese dhe jo të mësojmë që shtetasin I.M.,  e paskemi pasur 30 vjet vërdallë. Ka ngel ndonjë vend pa qenë ai? Larg qoftë të jetë ai…larg qoftë, është shumë e thjeshtë, kot e komplikojmë, është shumë e thjeshtë për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh.

E para sepse non-grata radikal anti juridik nuk është këtu sot. Të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh, nuk e kanë të mundur ta përballojnë fare, fare po fare”, tha Rama.

Kjo nismë në këtë moment, kur Ilir Meta sapo ka nisur angazhimin me Partinë e Lirisë dhe pak muaj para zgjedhjeve është dukur si një hakmarrje politike. Të paktën kështu e ka konsideruar edhe vetë Ilir Meta. Ai ka thënë se kundërshtarët e tij janë frikësuar nga Partia e Lirisë dhe aksioni i tij politik.

Kujtojmë që raportet Meta-Lulzim Basha janë të acaruara. Meta e ka cilësuar ish-kreun e PD politikan qoftesh, humbës serial dhe të shitur te qeveria. Disa muaj më parë, Meta deklaronte se kur shikonte Bashën, i shtohej respekti për Ramiz Alinë.

Sipas ish-presidentit, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore ishte shërbim i Bashës ndaj Ramës.

Në të njëjtën linjë me Metën, është shprehur edhe lideri i demokratëve. Sali Berisha e sheh këtë ligj si goditje ndaj Ilir Metës.

Meta, Berisha por dhe aletatët e tjerë të opozitës pritet të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhje. Meta ka shprehur synimin e tij që janë këshillat bashkiakë.

Të fundit