Flash News

KRYESORE

Argita rrëfen momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezit: I mirëmenduar, e prisja nga pushteti policor i Ramës

Argita rrëfen momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezit: I

Argita Malltezi Berisha ka rrëfyer momentin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi, në aeroportin e Rinasit.

Në “Top Story”, Malltezi tregoi se nuk kishte arritur të takohej me bashkëshortin dhe se kishte qenë Jamarbëri ai i cili i kishte thënë se po e arrestonin. Argita tregon se gjithçka ishte e mirëmenduar dhe se e priste këtë nga pushteti policor i Edi Ramës.

Biseda:

Duma: Si ishte momenti në aeroport?

Malltezi: Nuk arrita të takohesha. I gjithë moment ishte i mirëmenduar. Unë zbrita nga avioni fola me të dhe më tha po më arrestojnë. Dola jashtë dhe mendja më shkoi te pushteti policor i Edi Ramës. Ajo ë nuk imagjinoja që mund të arrinte deri këtu, nuk do më bënte përshtypje veprimi i policisë, sepse është diktuar nga mllefet. Aho që më ka skandalizuar është manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë.

Duma: Kë more të parin në telefon?

Malltezi: Mora vëllain. Nuk doja të shqetësoja prindërit. Më vonë u qartësuan gjërat dhe situara.

Duma: Abi si e përballoi?

Malltezi: Me Abin arrita të fla spas dy ditësh. Momenti i parë duhet të ketë qenë shok.

Duma: Kishit ndonjë indicie?

Malltezi: Absolutisht e prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë.

 

Të fundit