Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Ana Otasheviç/ Demostat
Mali i Zi u bë shteti i parë europian që ra në kurthin e investimeve kineze. Është fjala për projektin e autostradës që nis nga Tivari deri në Boljare në kufi me Serbinë, në kuadër të iniciativës kineze “Një shteg, një rrugë”, për ndërtimin e së cilës pushteti në Podgoricë ka marrë kredi prej afro një miliard dollarësh nga banka shtetërore kineze të cilën tani nuk është në gjendje ta shlyejë. Qeveria e re e Malit të Zi e cila mori detyrën në muajin dhjetor të vitit të kaluar nuk është përgjegjëse për këtë kredi, por gjithsesi i duhet ta paguajë. Autostrada ende nuk ka përfunduar, por ka ardhur koha për të paguar këstin e parë. Nëse borxhi nuk kthehet në kohë, sipas marrëveshjes, një pjesë e territorit malazez do të mund të bëhet pronë e kinezëve.
Për këtë Mali i Zi i kërkoi ndihmë Bashkimit Europian në mënyrë që të paguajë kredinë. Ministri i financave Millojko Spajiç, në një intervistë për “Financial Times”-in britanik shpjegoi se rifinancimi i borxhit malazez do të ishte “diçka e vogël, por fitore e lehtë për Brukselin”. Megjithëse Spajiçi deklaroi më vonë për mediat malazeze se çështja e ndërtimit të autostradës për Malin e Zi “nuk është gjeopolitike”, por ekonomike, pushteti malazez po luan me kartën e ndasive gjeopolitike dhe ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan të cilin Bashkimi Europian e konsideron të rrezikshëm për interesat e tij. Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç në muajin mars të këtij viti deklaroi se Brukseli duhet të ndihmojë në mënyrë që Mali i Zi, kandidat për antarsim në BE, të mos bëhet i varur nga Kina.
Nga Brukseli u përgjigjën se nuk financojnë kreditë e vendeve të treta. “Nuk do të paguajmë një kredi që është marrë te vendet e treta”, tha zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stanó. Ministri malazez shpjegoi se Podgorica nuk ka kërkuar nga Unioni t’i paguajë borxhin por kanë biseduar për refinancimin. Problemi që paraqitën përfaqësuesit europianë është për shkallën e madhe të borxhit në raport me ekonominë malazeze dhe në faktin se projekti nuk përmbush standardet europiane.
Gjithsesi vullneti politik ekziston. Komisioni Europian i ofroi Malit të Zi ta ndihmojë për përfundimin e autostradës nga mjetet e Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, gjë që nënkupton financimin me “kushte shumë të përshtatshme”. Ky Plan është përgjigje ndaj zgjerimit të ndikimit kinez në Ballkan, të cilin Brukseli e konsideron territor jo të qëndrueshëm dhe në të cilin përplasen interesa të ndryshme gjeopolitike. Po ashtu është i motivuar edhe me idenë e “perspektivës europiane” për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Bashkimin Europian ekziston frika se këto vende në fqinjësinë e tij mund të bien nën ndikimin e fuqive të mëdha si puna e Kinës, Rusisë apo Turqisë dhe kësisoj të kërcënojnë interesat e tij.
Një rrugë, disa interesa
Investimi për infrastrukturën në Ballkan për Kinën ka rëndësi sepse hyn në territorin e Bashkimit Europian, pra në tregun e tij. Megjithatë, ekspansioni eonomik i Kinës ka shenjat e një kolonializmit të ri. Kina ndërton infrastrukturë nëpër Rrugën e re të Mëndafshit duke u ofruar shteteve kredi të mëdha me kushte të papërshtatshme, të cilat kërkojnë edhe vënien nën hipotekë, si garanci, edhe pjesë të territorit. Kjo po ndodh në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, e tani edhe në Europë. Një sërë vendesh kohët e fundit kanë kërkuar ndihmë financiare nga organizatat ndërkombëtare për shkak të borxheve që i kanë Kinës, ndër të cilët janë Ekuadori, Kenia, Etiopia dhe Pakistani.
Në vitin 2012 Pekini organizoi mekanizmin “17 plus 1” në të cilin Kina është 1-shi, ndërsa 17 janë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, si Hungaria, Greqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilët është edhe Serbia. Kina ka investuar miliarda dollarë në ndërtimin e infrastrukturës së këtyre vendeve, nga të cilët një pjesë të rëndësishme në Ballkan. Duke shfrytëzuar krizën e borxheve në të cilën u gjend Greqia, kinezët blenë portin e Pireut dhe miratuan kredi për financimin e projekteve në Ballkan për të cilët nuk ishte e mundur të gjendeshin tjetërkund mjete të tilla financiare. Bashkimi Europian sheh te këto mjete financiare “Kalin e Trojës” që kërcënon interesat e tij.
Janë interesante mesazhet e shkëmbyera në rrjetet shoqërore mes politikanëve dhe analistëve në Europë që ndjekin investimet kineze në Ballkan dhe që shfaqin një mosbesim të madh ndaj këtyre investimeve. Analisti amerikan Noa Barkin nga Fondi Marshall në Berlin, shkruan në Twitter se Bashkimi Europian e ka paralajmëruar Malin e Zi që të mos e pranojë një borxh kaq të madh nga Kina i cili nuk është shumë i nevojshëm. “Ata, megjithatë e bënë dhe tani kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Europian”, komenton Barkini. Fransua Ejzburg, ish diplomat dhe analist në Institutin për studime strategjike në Paris, shkroi se kjo ngjarje ishte e parashikueshme dhe se Bashkimi Europian duhet ta paguajë borxhin vetëm nëse Podgorica pranon t’i nënshtrohet kontrollit financiar dhe të kryejë hetime kundër korrupsionit. Një komentator vërejti se kjo do të ishte një “precedent i rrezikshëm” dhe shtron pyetjen se ku do ta marrë faturën Bashkimi Europian për mospagimin e borxhit kinez. Deputetja europiane dhe antarja e partisë Ekologjike gjermane, Viola fon Kramon, kritikoi vendimin e Bashkimit Europian. Fon Kramoni që është edhe raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën shkroi në Twitter se “liderë të korruptuar siç është Milo Gjukanoviçi për vite të tëra kanë shfrytëzuar shtetin. Tani qeveria e re duhet të zgjidhë problemin e financimit të borxheve. BE e ka bërë njëherë një gabim me Greqinë dhe Kina mori portin e Pireut.Tani një gjë e tillë mund të ndodhë me pjesën më të madhe të bregdetit malazez”.
Katastrofë ekologjike
Marrëveshjen për ndërtimin e njërës nga tri pjesët e autostradës qeveria malazeze e nënshkroi në vitin 2014 me Korporatën kineze për ndërtimin e rrugëve dhe urave (CRBC). Pjesa më e madhe e mjeteve fianciare, 85% e tyre, është siguruar nga kredia e Eksim, bankës kineze, nëpërmjet programit të qeverisë kineze për investimet në Europën Qendrore dhe Lindore. Shuma e kredisë është 940 milionë dollarë- një kilometër autostradë të pjesës prej 41 Km është paguar kësisoj rreth 20 milion euro. Pra, Mali i Zi i cili bën pjesë ndër shtetet më të varfëra të Europës paguan një autostradë që është ndër më të shtrenjtat në botë.
Punimet filluan në muajin maj të vitit 2015, dhe afati i parashikuar për përfundimin ishte katër vjet. Afati u shty me një vit, deri në muajin shtator të vitit 2020, por punimet shtynë për shkak të pandemisë. Ndërkohë doli se nevojiteshin edhe disa punime shtesë që nuk ishin parashikuar në marrëveshje dhe që kushtonin njëqind milionë euro. Kësaj i shtohen edhe kamatat dhe borxhi shtohet në madhësinë prej 140 milionë euro, sipas të dhënave të Mansa- organizatë joqeveritare malazeze e cila merret me luftën kundër korrupsionit. Në raportin e tyre nënvizohet se autostradën e ndërtojnë kryesisht të huajt, për fitimin e të cilëve nga vendi janë larguar 295 milionë euro, ndërsa punëtorëve vendas u kanë mbetur afro pesë milion euro. Punëtorët e huaj në mesatare kanë rrogë gjashtë herë më të lartë se ata vendas.
Me marrëveshje është parashikuar që banka shtetërore kineze mund të kërkojë menjëherë pagesën e tërë kredisë me gjithë kamata, nëse konstaton se kanë ndodhur ndryshime në projekt ose nëse shteti nuk mund ta paguajë kredinë. “Marrësi i kredisë me këtë heq dorë në mënyrë të pakthyeshme nga imuniteti mbi bazën e sovranitetit ose në ndonjë mënyrë tjetër, për veten dhe pronën e tij, përveç pronës që ka të bëjë me përfaqësitë diplomatiko-konsullore dhe pronën ushtarake me cilindo procedurë arbitrazhi”, shkruhet në marrëveshje. Problem shtesë është gjithashtu fakti se qeveria malazeze ka pranuar që marrëveshjen ta interpretojë në përputhje me ligjet kineze dhe se në rast konflikti arbitrazhi të zhvillohet në Pekin.
Projekti i autostradës i ka kushtuar Malit të Zi edhe burimet natyrore. Dëmi më i madh është bërë në shtratin e lumit Tara, në një territor që është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Në raportin e kësaj organizate për vitin 2019, nënvizohet se punimet në autostradë, ndërtimi i urave dhe largimi i rërave dhe zhavorreve i kanë bërë një dëm të madh shtratit të lumit dhe kanë dëmtuar seriozisht ekosistemin.
Ku të shpie kjo rrugë
Pjesa e autostradës deri në Boljare, në kufi me Serbinë, është ideuar si pjesë e korridorit 11 që duhet të lidhë Tivarin me Beogradin dhe në një kontekst më të gjërë të lidhë Rumaninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Italinë. Serbia dhe Mali i Zi kanë interesin e lidhjes së Beogradit me Adriatikun Jugor, ndërsa për Kinën kjo autostradë është hyrje anësore për në Bashkimin Europian.
Në ndërtimin e autostradës në Serbi punon kompania CRBC e cila ndërton edhe pjesën e autostradës që kalon nëpër Mal të Zi. Deri tani është ndërtuar pjesa nga Obrenovaci deri në Çaçak dhe pjesa Surçin-Obrenovac, ndërsa po punohet në pjesën Preljinë-Pozhegë. Marrëveshja për pjesën Pozhegë-Boljare ende nuk është nënshkruar, megjithëse presidenti Vuçiç në vitin 2014 pati thënë se autostrada nga Beogradi deri në Boljare do të përfundojë deri në vitin 2018.
Autostradën në Mal të Zi tani e quajnë me ironi “rruga që nuk të shpie askund”.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14