Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklarata e Kim për kandidatët e Berishës në fushatë, gazetari amerikan i kujton artikullin për Blinken: Ç’rastësi!

Deklarata e sotme e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit ka bërë jehonë edhe në kontinentin përtej oqeanit.
Gazetari amerikan Matt Palumbo, i cili shkruan për emisionin Bongino në Fox nuk e ka kaluar pa reaguar deklaratën e ambasadores shqiptare, e cila me postimin e sotëm ndërhyri në fushatë dhe u ka drejtuar një pyetje kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.
Pas deklaratës së saj të parë, ku edhe pse nuk kishte përmendur emër, dukej sikur i referohej ish-liderit të PD, Sali Berishës dhe kandidatëve të propozuar prej tij për zgjedhjet e 6 marsit.
Pas reagimeve në rrjet dhe hamendësimet se deklarata e saj ka të bëjë me Sali Berishën, bëri që Kim të saktësojë në Twitter se në Shqipëri janë shpallur 4 persona non grata, sipas nenit 7031.
Megjithatë, gazetari amerikan e ka cilësuar deklaratën e bujshme të Kim një rastësi, teksa rikthen artikullin e pak muajve më parë përmes të cilit thekson se vendimi për Sali Berishën erdhi për shkak të lidhjeve të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me miliarderin George Soros. Sipas tij, ai po mashtrohet me ekzistencën e provave për Berishën.

Ndërkohë, vetë Berisha gjatë një takimi në Shkozet të Durrësit iu përgjigj Yuri Kim duke thënë se deklaratën e 'Guvernatores' e ka shkruar Edi Rama.
Artikulli i plotë i Matt Palumbo:
Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, ka kërkuar për herë të tretë, fakte nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në lidhje me sanksionet kundër ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, një kritik i George Soros, i cili ka shkëmbyer publikisht goditje me miliarderin e majtë në shumë raste. Ndoshta jo rastësisht, Blinken ka lidhje familjare me Sorosin, gjë që ka ngritur dyshime kur ai sanksionoi Berishën në fillim të majit.
Në lidhje me kërkesën e tij për informacion për ‘korrupsionin e rëndësishëm’ që Blinken supozon për Berishën, Zeldin shkroi më 24 nëntor:
“Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.
Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë”.
Kongresmeni Zeldin iu referua lidhjes së Soros kur filimisht mori në pyetje Blinjken gjatë një seance të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor për sanksionet drastike që ‘u duken se erdhën nga askundi’. “Ai njihet gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë moment për të justifikuar këtë lëvizje dramatike,” pyeti Zeldin.
Në përgjigje të pyetjes, Blinken mohoi që të kishte një komunikim me Soros, por tha se ai nuk mund të flasë për askënd tjetër në Departamentin e Shtetit. Kur u vu nën presion mbi provat për korrupsion, Blinken tha se të gjithë protokollet e duhura janë ndjekur, duke mos ofruar asnjë provë për korrupsion.
Gjatë marrjes në pyetje, Blinken u përgjigj me qetësi para Zeldin, ndërsa e siguroi atë se do të ishte në gjendje që ofronte provat për korrupsionin e supozuar pas seancës, por nuk do i jepte aty. Dhe sigurisht është mashtrim, dhe kjo dëshmi ende nuk ka dalë në sipërfaqe pavarësisht kërkesave të shumta.
Departamenti i Shtetit iu shmang në përgjigjen e tyre fillestare (dhe të vetme) ndaj Zeldin në qershor, duke argumentuar në thelb se ‘ne hetuam vetë dhe e kemi bërë gjithçka siç duhet’, duke shkruar: “Departamenti i Shtetit mund të konfirmojë se ka ndjekur procedurat e vendosura për të përcaktuar nëse ai ishte i përfshirë në korrupsion të konsiderushëm në kohën kur ishte zyrtar publik”, por përsëri nuk dha asnjë provë.
Në gusht, Zeldin u përgjigj duke kërkuar sërish se pse sanksionet erdhën tani, pavarësisht se Berisha u largua nga detyra në vitin 2013, gjatë administratës Obama-Biden. Zeldin kërkoi një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar çdo inteligjencë të re për korrupsionin e supozuar dhe procesin që Departamenti përdori që ‘solli këto sanksione tetë vite dhe dy administrata presidenciale amerikane më vonë”.
Mungesa e përgjigjes ndaj këtyre pyetjeve solli edhe letrën e fundit të Zeldin.
Dhe sigurisht që ka shumë pyetje që duan përgjigje.
Siç e dokumentoj unë në librin tim të ardhshëm mbi George Soros:
Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.
Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.
I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Netëork më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.
Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.
Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Ëashington’.
Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’.
Dhe pa dyshim që ashtu është.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38