Flash News

KRYESORE

'Fëmijë që vr*sin'/ Tragjedia në Frashër dhe rastet që kanë shokuar shoqërinë shqiptare ndër vite

'Fëmijë që vr*sin'/ Tragjedia në Frashër dhe

 Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare vrau të atin duke e mbytur me tel, dhe më pas ka inskenuar ngjarjen duke e kallëzuar në polici si ngjarhje aksidentale.

Vrasja e babait nga e reja Emanilda Rama, në Fier është vetëm rasti më e fundit i një serie ngjarjesh që kanë tronditur opinionin publik në shoqërinë shqiptare.

Shqipëria ka përjetuar disa ngjarje të tilla gjatë viteve të fundit. 

Më poshtë do të rendfisim disa nga rastet më të bujshme ndër vite: 

Pëllumb Meta, vritet në Durrës në vitin 2024 nga tre fëmijët e tij, Ata bashkëpunuan për vrasjen dhe groposjen e trupit të babait në kasollen e shtëpisë.

Durmish Glluçaj vritet në Vlorë nga djali i tij, Mato Glluçaj në vitin 2023. Ai vendosi eksploziv në sobën me gaz dhe e vrau të atin e verbër.

Qemal Muhametaj në Mallakastër vritet nga djali i tij me probleme mendore me sende të forta dhe nuk shfaqi pendesë.

Në 2021 Ylber Lezi vritet ne Bulqizë nga gruaja dhe vajza e tij me sende të forta; familja jetonte në kushte të mjerueshme.

Firdes Çekiçi në Pogradec vritret nga djali i saj, me probleme mendore, me thikë dhe më pas i preu kokën me kosë. Ngjarja trondotese ndodhi ne vitin 2020. 

Në Dvitin 2018 në Dibër djali qëlloi me automatik nënën dhe babanë pas një debati për pronat.

Në 2017 cifti Nika vritet nga djali i tyre me çifte pas një debati ne Durrës. Edhe Hedije Zenelhoxha bnë Elbasan u vra në 2016-ën nga djali i saj. Ai e mbyti me duar nënën e tij pasi vuante nga depresioni dhe kishte humbur punën.

 

Të fundit