Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Virgjil Muçi
Diku Platoni është shprehur se nuk është autori që e përzgjedh librin e tij, por është ky i fundit, pra libri që, falë një mekanizmi të mistershëm dhe të pashpjegueshëm logjikisht, shkon dhe e gjen autorin. Kjo sentencë platoniane, ma do mendja, i shkon krejt pas shtatit Alfred Lelës dhe sprovës më të fundit publicistike nga ana e tij që mbart titullin elokuent “Karantinë për një”. Paradoksi është se, për arsye që kritikët letrarë kurrsesi nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë sado hamendje të ngrenë, në historinë e letrave kemi një mori shembujsh që na dëshmojnë se disa prej veprave të shkruara në kohë diktaturash e mbylljesh hermetike, kur individi privohet nga liria fizike dhe nuk i mbetet veçse ajo shpirtërore, shkrimtarët kanë prodhuar vepra të arrira, asish që lënë gjurmë në ndërgjegjen kolektive e mbahen mend për një kohë të gjatë.
Libri vjen si një rrëfim sa intim aq edhe universal në sfondin e dy tragjedive të mëdha për autorin. Intim ngase lidhet me lëngatën e rëndë të njeriut më të dashur, nënës së tij dhe universal ngase përshkruan tragjedinë e Covid-19 (me ironi autori e krahason këtë emër ngjethës me atë të një loje play station), tragjedi që ka prekur mbarë njerëzimin. Në lexim e sipër të këtij libri të veçantë për bibliotekën e librit shqip, si e para – intimja – ashtu edhe e dy – universalja – vijnë e shkrihen në një dhimbje të vetme e të pandashme, duke e bërë atë edhe më të prekshme dhe të afërt për lexuesin, ashtu siç mund të ngjasë rrallëherë në ekzistencën tonë të përkohshme të kësaj bote, atëherë kur përjetohen konflikte të mëdha, siç janë luftrat, fatkeqësitë natyrore të përmasave apokaliptike që e kanë prekur herë pas herë njerëzimin përgjatë historisë së tij.
Libri ndërtohet në dy pjesë: pjesa e parë përmban një ditar 14 ditor, ndërsa e dyta mban titullin Përsiatje dhe përmbledh një cikël shkrimesh që i përshkon si lajtmotiv atmosfera e krijuar prej koronavirusit. Ditari shkon e përfundon Ditën e 14-të, ashtu siç përfundon një karantinë dhe ngjarja vijon me largimin e autorit nga Italia, vendi ku ai ndodhet për shkak të sëmundjes të së ëmës e shtrimit të saj në një spital në veri të Italisë, dhe udhëtimin me Air Albania drejt atij vendi që ne shqipëtarët e quajmë Shqipëri, për të ngritur siparin e Përsiatjeve shqiptare. Në këtë pikë lexuesi me naivitet – lexuesit përgjithësisht janë naivë ngase besojnë gjithçka që thotë autori, kushdoqoftë prej tyre – mund të krijojë iluzionin ose rremendjen, siç i pëlqen ta shqipërojë autorit – se me mbërritjen në atdhe ke shpëtuar nga murtaja e koronavirusit - për hir të së vërtetës, më e rëndë se ajo që frymëzoi Kamynë të shkruajë librin e vet të famshëm -, falë traditës popullore me hudhra e raki ballë kazani, por edhe vaksinat kundër TBC-së me të cilat komunizmi na i paskërka imunizuar shqiptarët si rrallëkënd në planet. Por duke i shfletuar njëra pas tjetrës Përsiatjet e Lelës, ti si lexues e kupton se të gjitha këto janë thjesht një rremendje, ashtu si shumëçka në këtë vend të bekuar.
Me ca penelata të shpejta me një dorë të sigurtë falë mprehtësisë vëzhguese të syrit të gazetarit me përvojë, Lela na jep kompleksitetin e jetës të qyteteve të Italisë së Veriut, ku ai gjendet ndërkohë, në kulmin e pandemisë, ndonëse i njëjti peizazh surrealist mbizotëron kudo në Europë. E këtu nuk ke sesi të mos pajtohesh me autorin kur thotë: “Brenda natës Unioni Europian është shndërruar në Bashkimin e Karantinës”. Në vëzhgim e sipër dhe më pas gjatë procesit të të shkruarit duket sheshit se autorit i rri ngushtë petku i gazetarit dhe aq më fort ai i kronistit. Atëherë ai zhvendoset pa u sforcuar në një tjetër regjistër, atë të shkrimtarit dhe përmes refleksioneve dhe tropeve letrare, mjaft të gjetura më duhet të them jo pa një dozë zilepsjeje, si dhe ironisë e humorit më fort british sesa shqip, shkrimtari depërton e shkon përtej fasadës, matanë murit të heshtjes për të zhbiriluar atë çka është e qenësishme, çfarë ndodh me njerëzit të mbyllur pas dyerve të banesave (apo mos duhet thënë, pas dyerve të frikës?!), kush ka për të qenë fati i tyre dhe çfarë i pret në të ardhmen, një dimension kohor tanimë i harruar, duke qenë se për momentin ka rëndësi vetëm e tashmja, të mbijetuarit. Në këtë skenar dantesk që e rrethon autorin në Ferrin e përmbitokshëm, syrit të autorit nuk i shpëton prania e kamionëve ushtarakë rusë. Çizmja “çlirimtare” e ushtarit rus që nuk e shkeli Italinë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ja ku mbërrin tash në atdheun e Dantes me një mision humanist, një vend anëtar i BE-së që ngjan fillikat dhe i braktisur prej aleatëve në këtë gjëmë, duke na ofruar një lectio magistralis në gjeopolitikë; gjeopolitika nuk do t’ia dijë nga pandemia, madje është më e fortë se ajo.
Edhe pse i shkruar në kohë monstruoze, kur Vdekja duket sikur e ka zbythur Jetën dhe kjo e fundit e pa ndihmuar nga njerëzit e ka humbur busullën dhe qorrollepset si një Edip incestuoz dhe atvrasës, ky libër është një himn për dashurinë; në radhë të parë për dashurinë ndaj njeriut më të shtrenjtë, Nënës, krijueses së jetës, por edhe dashuri për Njerëzimin tok me të mirat e të ligat e tij, defektet e padrejtësitë. Por, në fund të fundit, a nuk janë të gjitha këto cene që na shtyjnë drejt vetëpërsosjes në rrekjen tonë të pandalshme për t’u barabitur me Zotat tanë, si ata në Tokë ashtu edhe në Qiell?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38