Flash News

KRYESORE

Rama mohoi çdo lidhje, por raporti i DOJ përmed takime dhe para; si distancohej kryeministri nga dosja e bujshme

Rama mohoi çdo lidhje, por raporti i DOJ përmed takime dhe para; si

Publikimi i dosjes së plotë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen "McGonigal" ka rikthyer vëmendjen edhe tek një postim i kryeministrit Edi Rama, ku ai mohon çdo lidhje me ish agjentin e FBI.

Në një postim në Tëitter në 2023, ai reagonte në lidhje me mungesën e tij në një seancë plenare për çështjen McGonigal, ku theksonte  se në SHBA nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është i përfshirë në korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së, dhe akuzoi opozitën dhe mediat për shpifje.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!”, shkruante Rama në Tëitter.

Megjithatë, raporti përmend takime të ish agjentit me Ramën dhe transaksione të dyshimta me figura të lidhura me qeverinë shqiptare duke e vebndosur sërish ceshtjen në qendër të debatit publik.

Çfarë përmban raporti?

Raporti nuk e akuzon direkt kryeministrin Rama, por e përmend si pjesë të kontekstit të marrëdhënieve të McGonigal me figura të huaja, përfshirë edhe zyrtarë shqiptarë.

Sipas raportit, McGonigal ka marrë 225,000 dollarë cash nga një shtetas shqiptar me lidhje me qeverinë shqiptare (Personi A).
Ka zhvilluar dy darka private me kryeministrin Rama gjatë vizitave në Tiranë në vitin 2017, ka pasur kontakte me ish-zyrtarë shqiptarë dhe figura të lidhura me kompani kineze energjie, si dhe dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale për hetime të ndjeshme me persona të lidhur me CEFC China. 

 

 

Të fundit