Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Saša Ilić/ Peščanik
Nëse papuçet janë blerë në tregun e hapur të mallrave, atëherë në zhargonin popullor serb ato quhen “shiptarka”. Nëse dikush është i shëmtuar, atëherë ka “fytyrë shiptari”. Nëse profesori në shkollë mban një leksion për tolerancën, atëherë ai është “shiptar”. Nëse dikush kritikon pushtetin, atëherë ai është armik i Serbisë dhe detyrimisht “shiptar”. Kur dikush flet me dialektin e zonës së Resavës, atëherë thuhet se ai ka “aksent shiptar”. Kur ndonjë grup tifozësh nga Beogradi turren në ndonjë përleshje me ndonjë grup tjetër, thuhet se po “rrahin shiptarët”. Nëse ndodh ndonjëfarë proteste e ndonjë pakice që i mohohen të drejtat, atëherë thuhet se ka ndodhur “shiptarizimi i atij vendi”.
Kur Aleksandër Vulini, si ministër i ushtrisë gjatë vitit 2019, deklaron se është “për ndërkufizim sa më të shpejtë dhe të sigurtë me shiptarët” atëherë mund të thuhet se ai nuk mendon asgjë të mirë mbi fqinjët shqiptarë në Kosovë. Përkundrazi. Deklarata e tij mbështetet në traditën e gjatë të përdorimit pezhorativ të etnonimeve, gjë e cila në gjuhën serbe ka fituar një spektër të tërë të domethënieve negative dhe nuk ka kurrfarë lidhje me fjalën “shqiptar” që shqiptarët e përdorin vetë. Për këtë, kur Vulini thotë “shiptar”, dhe kur ministrja kosovare e punëve të jashtme Melisa Haradinaj Stublla thotë “shqiptar”, kjo nuk është njëlloj. Këtë e di shumë mirë edhe ministri Vulin, i cili në muajin tetor të vitit të kaluar e quajti qëllimisht ministren kosovare “shiptarkë”. Gjatë po këtij muaji Vulini pati një sërë shfaqjesh raciste, sepse ky term në gjuhën serbe dehumanizon entitetin me të cilin emërtohet.
Në mungesë të politikës, dialogut dhe përgjigjeve të duhura, politikanët serbë shpesh herë thërrasin në ndihmë këtë lloj diskriminimi për bashkëbiseduesit shqiptarë. Këtë e bëjnë në mënyrë të veçantë ata politikanë që kanë qenë dikur, apo dhe vazhdojnë të jenë, të ngarkuar me koordinimin e marrdhënieve me Kosovën. Marko Gjuriçi, ambasadori aktual i Serbisë në SHBA, ka përdorur këtë term fyes në deklaratat e tij zyrtare në kohën kur drejtonte Kancelarinë e qeverisë serbe për Kosovën, në krye të së cilës pati qenë më parë Aleksandër Vulini.
Për shkak të një sjellje të tillë dhe përdorimit të fjalorit të urrejtjes në komunikimin zyrtar me politikanët shqiptarë, Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa ka paraqitur një akuzë kundër tij në muajin qershor të vitit 2019. “Respektimi i pakicave kombëtare është detyrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë, ndërsa respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike. Në një qeveri dhe shtet demokratik, çdo ministër që fyen pa ndërprerje pakicat kombëtare, sëpaku duhet shkarkuar nga detyra. Shqiptarët nuk janë fajtorë për atë që qeveria serbe nuk ka kapacitete demokratike”, tha me atë rast Mustafa.
Del se ky konstatim mbi mungesën e kapaciteteve demokratike godet thelbin e raporteve të politikës së Vuçiçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, por edhe në Preshevë. Së shpejti do të mbushen 9 vjet që nga marrja e përgjegjësive për realizimin e procesit të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, por nga e gjitha kjo nuk kishte asgjë, vetëm se është rritur urrejtja deri në atë masë saqë ministrat të cilët fyejnë shqiptarët, jo vetëm që nk sanksionohen, por janë imunë edhe para gjykatës. Herën e fundit që një akuzë e tillë është gjendur në gjykatën serbe, ka qenë fillimi i vitit 2017, kur, sipas akuzës me iniciativën e të rinjve për të drejtat e njeriut kundër gazetës “Informer”, Gjykata e Apelit në Beograd mori vendimin se “termi ‘shiptar’ konsiderohet politikisht jokorrekt dhe me përmbajtje fyese në gjuhën serbe për pjestarët e pakicës kombëtare shqiptare që jetojnë në Kosovë dhe Metohi”. Sepse, termi “shiptar” në fjalorin e mediave dhe politikanëve vendorë deri atëherë trajtohej si fjalor urrejtje, por që para dy ditësh nuk është më kështu, meqenëse Gjykata e Lartë në Beograd refuzoi si të pabazuar akuzën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve kundër Ministrit Vulin.
Një epilog i tillë i procesit gjyqësor prodhoi gëzim të madh në radhët e Lëvizjes socialiste të Serbisë, e cila doli menjëherë me një deklaratë gjuhësore, e cila në vetvete përmban diskriminim dhe degradim për pjestarët e pakicës shqiptare në Serbi. Nën titullin “Fitore e madhe e gjuhës serbe dhe e arsyes së shëndoshë”, partia e Vulinit porosit si më poshtë: “Sikur Ragmi Mustafa nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve të Serbisë do ta dinte më mirë gjuhën serbe dhe historinë e popullit serb, atëherë kurrë nuk dot’i kishte shkuar mendja që të akuzonte Aleksandër Vulinin për përdorimin e fjalës ‘shiptar”, fjalë që vjen nga gjuha e tyre dhe me të cilën ata e quajnë vetveten”. Krahas kërcënimit të zakonshëm: “Sikur Shaip Kamberi, i cili merr pagën e deputetit nga qytetarët e Serbisë, do ta vlerësonte më shumë vendin që atij i ka dhënë gjithçka në jetë, atëherë nuk do t’u kishte bërë thirrje në mënyrë të paligjshme të huajve për të bërë presion ndaj organeve serbe të drejtësisë sepse marrin vendime sipas ligjeve dhe që nuk ka gjykuar Vulinin se flet gjuhën serbe”.
Pra, bëhet fjalë për diskriminim të hapur të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi, gjë e cila tani është e legjitimuar edhe juridikisht. Pas “mbrojtjes së Vulinit të gjuhës serbe”, çdo individ, grup apo bashkësi mund të përdorë fjalorin e urrejtjes ndaj pakicave kombëtare pa frikë se mund të sanksionohet. Për Aleksandër Vuçiçin dhe Ana Brnabiçin kjo nuk përbën kurrfarë problemi meqenëse edhe ata vetë marrin pjesë në këtë poshtërim kolektiv të shqiptarëve. Ata gjithsesi qëndrojnë pas kuptimit të thellë “për gjuhën dhe kulturën serbe”, po ashtu siç i kupton ato edhe Aleksandër Vulini, i cili ka qenë gëzuar shumë kur pati dëgjuar për akuzën e Ragmi Mustafës. “Ky është kompliment për konsistencën time dhe luftën këmbëngulëse që unë zhvilloj për të drejtën”, tha Ministri Vulin me këtë rast, për hir të së vërtetës duke mos harruar të shtonte se ky është vetëm qëndrimi i tij dhe jo qëndrimi i qeverisë dhe as i presidentit Vuçiç.
Megjithatë, fjalori këmbëngulës i urrejtjes së një ministri nuk mund të jetë rast i izoluar dhe as mund të trajtohet si fjalor i qytetarit Aleksandër Vulin, sepse është përdorur gjatë kohës së kryerjes nga ana e tij të detyrës së ministrit të mbrojtjes së Republikës së Serbisë. Gjithashtu, deklarata e Lëvizjes socialiste pas “fitores” së Vulinit zbulon edhe një formë të thellë diskriminimi, sepse nxjerr zbuluar tezën se kushdo që gjendet para juridiksionit të Republikës serbe, qoftë ai pakicë apo jo, është i detyruar të durojë terrorin verbal dhe të çfarëdo lloji tjetër nga ana e shumicës, nëpërmjet stereotipeve të rrënjosura thellë të fjalorit të rrugës i cili arrin të ngrihet në nivelin e fjalorit politik. Për këtë ata u bëjnë thirrje politikanëve shqiptarë që “ta mësojnë më mirë gjuhën serbe” dhe të shprehin respekt më të madh “për vendin që u ka dhënë gjithçka në jetë”. Kjo do të thotë se fyerjet dhe poshtërimet nënkuptojnë edhe atë se nuk mund të mbroheni para gjykatave vendore nga përfaqësuesit e pushtetit të cilët mund t’ju trajtojnë si t’ua dojë qejfi.
Megjithatë, akuza e paraqitur nga Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Serbi, flet për diçka krejt të kundërt. Ajo është shenjë se shqiptarët në Serbi, si edhe pakict e tjera kombëtare, e njohin shumë mirë gjuhën dhe kulturën serbe, e cila është bërë pjesë e kulturës politike të pushtetit të Vuçiçit.
Në një ambjent të tillë të “arsyes së shëndoshë” vuliniane, janë të pakta shanset për dialog, dhe pothuajse të pamundura për çfarëdo forme të normalizimit politik.
*Sasa Iliç ka lindur në vitin 1972. Ka mbaruar Fakultetin filozofik në Beograd. Ka botuar deri tani tri përmbledhje me tregime dhe tre romane, nga të cilët njëri, i titulluar “Qeni dhe kontrabasi”, ka fituar çmimin më të lartë letrar NIN në Serbi për vitin 2019.Proza e tij është përkthyer në shqip, maqedonisht, gjermanisht dhe frëngjishht.
**Përktheu për Politiko.al nga serbishtja: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38