Flash News


KRYESORE

Kundërshtoi Veliajn, Acromax i bllokon videon sociologut: Përpjekje e ndyrë ndaj zërave kundër pushtetit

Sociologu dhe aktivisti Ergys Mërtiri ka denoncuar në faqen e tij në rrjetet sociale se kompania Acromax i ka bllokuar një video që ai kishte postuar pak ditë më parë, ku kundërshtonte argumentet e kryebashkiakut të Tiranës për Teatrin Kombëtar.

Sipas tij, ai kishte shkëputur një pjesë nga intervista e dhënë në RTV Ora, por që sipas tij i është bllokuar me pretendimin se ka shkelur të drejtat e autorit.

“Kompania Acromax me ka bllokuar videon qe hodha para dy ditesh ne replike ndaj argumenteve te Kryetarit te Bashkise per Teatrin Kombetar. Sipas kesaj kompanie une paskam shkelur te drejten e autorit duke botuar video ku flas vete. Pra te drejten e autorit per fjalet e mija e ka vetem televizioni ku kam folur dhe une nuk kam te drejte te publikoj as edhe nje pjese te videos ne profilin tim!

Nese kjo nuk eshte censure dhe nje perpjekje e ndyre per te bllokuar zerat kunder pushtetit, nuk e di cfare eshte!

Gjykatat jane mbyllur dhe do hapen vetem kur ti kete futur mire ne kthetra Edi Rama, mediat i kontrollon me tendere, protestat i ndalon me ligjin e gjendjes se jashtezakonshme, profilet ne fb, na i bllokon me Acromax-in... Mireseerdhe, Enver Djali!”, shkruan Ergys Mërtiri.

Por çfarë është kompania Acromax dhe si funksionon ajo, e përfolur vazhdimisht se fshin lajmet kritike ndaj PS.

Lexoni linkun: Investigimi i dy mediave gjermane: Acromax fshin lajmet kritike për PS në internet, e përfshirë edhe vajza e ambasadores Faber

 

Të fundit