Flash News

KRYESORE

Kuqezinjtë në modë, Tirana nis kontaktet me ish mesfushorin e kombëtares

Kuqezinjtë në modë, Tirana nis kontaktet me ish mesfushorin e

Tirana e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe pas katërt takimesh të luajtura kryeson renditjen me 10 pikë të grumbulluara. Rivali i kryeqytetit, Partizani, është 4 pikë më pak në renditje dhe ndryshe nga bardheblutë po kalon një moment stresues.

Humbja e fundit në Laç në transfertë ka krijuar tension, me trajnerin italian Lerda që po e ndien presionin nga tifozët dhe klubi.

Ndërkohë, Tirana u përforcua me ish futbollistin e kombëtares Andi Lila më herët. Duket se ish lojtarët kuqezi pëlqehen nga drejtuesit e klubit, që kanë nisur negociatat për të afruar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për ish mesfushorin e kuqezinjve, Migjen Basha.

Sajti grek “thessnews.gr” raporton se bardheblutë janë të interesuar për ta afruar në skuadër futbollistin e Arisit, ndërsa interes për të ka edhe nga Australia.

Por edhe klubi i Lozanës në Zvicër ka shfaqur interes. Mesfushori po shqyrton ofertat ndërsa duhet thënë se lidhja e tij me Lozanën është e veçantë, pasi aty ai ka nisur karrierën si futbollist.

Të fundit