Flash News

KRYESORE

Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit: Drejtues i qeverisë jam unë!

Kurti i përgjigjet Ramës për hapjen e kufirit: Drejtues i

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

Kurti tha se është ai ende kryeministër në detyrë dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë, duke argumentuar se Rama duhet të marrë mendimin e tij. Kurti u shpreh se ka biseduar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin pikërisht për këtë çështe.

“Duhet ta dini që vendimet tona, masat tona nuk janë politike e as demokratike, sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike.

Unë jam kryeministër në detyrë dhe për këtë nuk kam dilema, kush ka dilema duhet të pyeten ata, nuk duhet të pyetem unë. Dje kam takuar Ambasadori e Shqipërisë, Qemal Minxhozi kemi diskutuar për shumë çështje duke përfshirë edhe atë të kufirit”, u shpreh Kurti.

Dje, kryeministri Rama u shpreh për një hapje të mundshme graduale të kufirit, por se pret të koordinohet me Prishtinën zyrtare pasi të dijë me kë të flasë.

Të fundit