Flash News

KRYESORE

Lela: Opozitat të premtojnë botën, por pastaj harrojnë

Lela: Opozitat të premtojnë botën, por pastaj harrojnë

Analisti Alfred Lela mendon se retorika e partive politike ngjan me një festival teatror, ndërsa këshilloi banorët e Astirit se nuk duhet t’u besojnë premtimeve të politikanëve.

“Banorët mos t’i besojnë premtimit të marrë sot nga opozita. Në 2013 ua premtoi edhe Rama. E bëjmë premtimin, pastaj e harrojnë, e pastaj dalin me popullin se po të ishin në pushtet, ndoshta do e kishin bërë dhe vetë. Opozitat kanë një huq. Kur janë në opozitë të premtojnë botën. I them të gjithë banorëve që të mos besojnë asnjë premtim që i bëhet. Është një festival teatror që bëhet nga politika” tha Lela në “Real Story” në News 24.

Ndërkohë në lidhje me faktin që banorët kanë ndërtuar në toka, të cilat kanë pasur pronarë më herët, ai u shpreh: “Shteti që i ka dhënë duhet të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë”.

Ai u ndal edhe te lëvizja Vetëvendosje, që mendon se do t’i krijojë probleme dy politikanëve, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës.

“Vetëvendosja po bëhet gati. E kemi parë te takime informale të liderit të VV me njerëz të medias. E kemi parë më parë me hapjen e një zyre, që është regjistruar si OJQ. Kemi parë dhe çiftime të një ish-socialisti, Ditmir Bushati, për t’u bërë vetëvendosës. Pra, e ka një qëllim, një gomar ose kalë në betejën e Tiranës.

VV është më e rrezikshme për Veliajn dhe Bashën. Vijnë për të dëmtuar partitë legjendare, por dëmtojnë dy më të rinjtë e partive. Beteja e ardhshme e madhe politike këtu do jetë, unë e shoh si betejë Basha-Veliaj dhe kush vjen nga VV, këtë trekëndësh shoh. Kurti po i çon shenja Ramës”.

Të fundit