Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Luftimet në Siri, drejt kufirit turk zhvendosen 13 mijë civilë
Sulmet e shumta nga forcat e presidentit të Sirisë Bashar al-Assad kanë detyruar që të zhvendosen në dy ditët e fundit në kufirin turk edhe 13 mijë civilë të tjerë. Përplasje të ashpra po zhvillohen në rajonin e Alepos. Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane informon se si pasojë e sulmeve të kryera edhe nga forcat ajrore ruse, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara. Nga sulmet e kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12.884 civilë.
Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë e tyre në zonat e operacioneve "Mburoja e Eufratit" dhe "Dega e Ullirit". Shqetësimi i civilëve është se ata e kanë të vështirë që të gjejnë një vend ku të strehohen, ndërsa rreziku i jetës është shumë i madh.