Flash News

KRYESORE

Luftimet turko-kurde/ 30 fëmijë shqiptarë rrezikojnë jetë në Siri

Luftimet turko-kurde/ 30 fëmijë shqiptarë rrezikojnë

Tridhjetë fëmijë dhe tridhjetë femra nga Shqipëria rrezikojnë jetën në Siri, pasi janë bllokuar në kampin e Al Hol-it. Në total numri i personave të izoluar është rreth 70 mijë, ndërkohë që e gjithë zona verilindore e Sirisë është e përfshirë nga kaosi, pasi ushtria turke dhe milicitë aleate gjenden kudo në këtë territor.

Alarmi është dhënë nga gazetari Taulant Kopliku, i cili shtoi se në al Hol ka përplasje mes grupesh, djegie masive tendash dhe tentativa për t’u arratisur duke shkatërruar rrethimin.

Gjithashtu ka edhe dhjetëra viktima referuar burimeve të Koplikut.

“Në brendësi të kampit janë rreth 30 fëmijë e po aq gra shqiptare. Këta fëmijë janë fajtorë vetëm se gjenden ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Në këto kushte, nëse herën e parë për fatin e tyre vendosen baballarët e papërgjegjshëm, sot përgjegjësia është edhe e autoriteteve shqiptare, të cilat në më shumë se një vit, nuk lëvizën as gishtin për të sjellë në shtëpi fëmijët shqiptarë. Çdo dite qe kalon është një mundësi me pak.”, shkroi Kopliku në Facebook.

Gazetari shqiptar ka bashkëpunuar me emisionin satirik dhe investigativ italian “Le Iene”, dhe ishte në Siri dy javë më para.

Të fundit