Flash News

KRYESORE

"Lufton për të drejtat e njeriut", Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

"Lufton për të drejtat e njeriut", Alexei Navalny nominohet

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Lajmin e ka bërë me dije Sergei Erofeyev, profesor në Universitetin Rutgers në New Jersey.

Sipas tij, Navalny është nominuar për çmimin nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por Erofeyev nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” shpjegoi Yerofeyev për televizionin e pavarur rus Dozhd.

Kujtojmë se Navalny, së fundmi ka luftuat dhe me jetën, pas një helmimi, por pas kurimit në Gjermani ai arriti të mbijetë.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit.

Të fundit