Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
L’univers Israelite (1930)/ Kush është Herman Bernstein, hebreu i lindur në Rusi, ambasadori i ri i ShBA-ve në Shqipëri
Aurenc Bebja, Francw
“L’Univers Israélite” ka botuar, më 21 shkurt 1930, një shkrim në lidhje me ambasadorin e ri amerikan të emëruar në Shqipëri, z. Hermann Bernstein.
“Gazetat njoftojnë emërimin e Hermann Bernstein, një gazetar i njohur hebre, si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Lindur në Mohileff (Rusi), Bernstein u nis për në Amerikë në moshën njëzet vjeçare. Ai zgjodhi aty profesionin e gazetarit.
Gjatë Luftës së Madhe, ai mori pjesë në ekspeditën e famshme paqësore të Fordit, e cila dështoi në mënyrë të mjerueshme. Por pasi mbaroi lufta, Ford u bë anti-semit dhe sulmoi mikun e tij, duke provokuar një gjyq që përfundoi në pajtimin midis Bernstein dhe Ford-it. Ky i fundit madje hoqi dorë nga idetë e tij anti-semite.
Bernstein iu përkushtua popullarizimit të letërsisë ruse në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu disa shfaqje ruse, të cilat u interpretuan në New York në dekoret e piktorit Sam Ostrovsky dhe patën një sukses të madh.
Ai ishte gjithashtu drejtor i të përditshmes yidich “Der Tog”; kohët e fundit, ai vizitoi Rusinë sovjetike, ku u interesua kryesisht për kolonitë bujqësore hebreje.
Bernstein i tha një gazete hebreje të NewYork-ut se falë mbështetjes së... Ford-it, ai u emërua ambasador në Shqipëri.
Ne nuk mund të dyshojmë më në sinqeritetin e industrialistit të madh amerikan. “Miqtë e mi më të mirë janë armiqtë e mi të vjetër” ka thënë një burrë shakaxhi, siç thonë në anën tjetër të Atlantikut.”