
Flash News
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para

Alfred Lela
Për një rastësi, varri i Maks Velos dhe mamës sime janë ngjitur, në parcelën e re të Tufinës. Poshtë një fiku që do t’u bëjë hije verërave mesdhetare do të prehen ata dy njerëz me jetë dhe fate të ndryshme por, si gjithë ata para e pas nesh, me fund të njëjtë fizik: dy metra tokë në periferi të qytetit.
Kur shkova sot për ‘vizitë’ në Tufinë thashë me vete, ‘Maksi do ‘ma rrëmbejë’ çdo herë një lule nga tufa që do kem për mamën, të verdhë a të bardhë’. Një gjest që e bëj, sigurisht, jo se Maksi ishte ‘i njohur’ (a do më shkonte në mend thua, ta bëja për një nga këta këngëtarët e së sotmes apo skupicat e televizioneve), por se zoti Velo ishte i rëndësishëm në gjëra të rëndësishme. Shiheni Tiranën si është mbushur cit me njerëz të rëndësishëm në gjithçka të parëndësishme.
Graviteti i Maksit ishte te liria e tij dhe mënyra si e përdorte atë: duke qenë gati, saora, për ta humbur, por kurrë për ta shitur. E dëshmonte këtë duke qenë ‘kokë më vete’, vazhdimisht i tillë. Si për të na thënë se, për të qenë ‘kokë më vete’ duhet në filim të kesh e të jesh kokë. Atë kokë ikonike dhe të kërleshur, që aq mirë e ka fiksuar në celuloid, në foto bardh e zi, kolegu dhe miku ynë, Armand Sallabanda. Me flokët si të dalë nga një tmerr, me shikimin që projekton përpara atë që ka lënë pas, si melankoli dhe transhendencë, me vetullat dhe mjekrën si të një dishepulli të Krishtit, i cili nuk ka pasur kohë t’i shtrojë duke qenë në shërbim të njerëzimit.
Ky ishte Maksi së jashtmi dhe askush nuk mund të thotë si ishte ai së brendshmi, veç pikturave dhe librave të tij të burgologjisë, një dëshmi rrëqethëse e ferrit komunist. Kjo ishte vepra shpirtërore e Maksit, por jo më pak e rëndësishme ishte shpërfaqja që ai i bënte shpirtit të individit brenda hapësirës urbane, politike dhe shoqërore. Për këtë, ikja e Maksit do të ndjehet edhe më thellë: si tempullar i një urdhri, tashmë drejt zhdukjes, ku kah vdekja shkohet jo me kryqin e fesë, por të lirisë. Asnjë kompromis. Asnjë oportunitet. Asnjë anim. Asnjë prapaktheu.
Në këtë yshtje prej lirisë Maksi binte edhe në teprimet e veta. Përndiqej prej teprimve ai, si heronjë e antikitetit nga erinitë. Por, në drejtim të kundërt: Maksi nuk kish vrarë nënën, por ishte vrarë nga të gjithë ata që kish pasur më afër. Këto plagë i shfaqte pa vrarje ndërgjegjeje, sepse ai e kuptone se shoqëria nuk kish pikë brerjeje për to.
Si do të jetë Tirana pa Maks Velon? E dinë vetëm ata që do ta qeverisin, por një gjë është e sigurt: asnjëherë si në bocat e tij. Artistike dhe shpirtërore. Qyteti ka humbur një luftëtar, një rebel, një antikonformist, një kontrovers, një të persekutuar dhe një mbrojtës. Koka e tij nuk do të shfaqet më eventeve kulturore të qytetit, por spikama do t’i mbetet gjithmonë.
Ajo spikamë si e Mad Max-it që lufton kundër shëmtisë dhe padrejtësisë. Si e Maximus-it, gjeneralit gal në filmin ‘Gladiatori’, që u thotë ushtarëve para betejës me barbarët: ‘zotërinj, ajo që bëni në jetë jehon në përjetësi’.
Era e kësaj jehone do t’i tundë zilet e kohës, Maks!
Të fundit


Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58

Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57