Flash News

KRYESORE

Manastirliu: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Shqipëri, nga sot nis 1.2 mln shpërndarja e maskave

Manastirliu: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Shqipëri, nga

Shqipëria fatmirësisht deri më sot nuk ka të konfirmuar asnjë rast me coronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë gjatë mbledhjes së Task-Forcës.

“Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus. Janë testuar 18 persona, që kanë rezultuar negativë”, tha ministrja e cila shtoi se nga sot veç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në spitale.

“Janë 1 milion dollarë janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit