Flash News

KRYESORE

Manjani: Yxhymi i qeverisë kundër bizneseve, larje hesapesh me duart e shtetit. Kush beson ndryshe është naiv ose militant

Lufta ndaj bizneseve që nuk paguajnë kuponin tatimor promovohet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili thuajse çdo ditë poston në rrjetet sociale foto hotelesh apo restorantesh që u është vënë kyçi, apo kilometra katrorë bregdet që është “çliruar” nga sheslgongët e bizneseve private.

Por ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duket skeptik për këtë aksion të qeverisë. Në një postim në faqen e tij në facebook, ai shprehet se të gjithë ata që i besojnë këtij aksioni është naiv ose militant.

Sipas Manjanit, ky është veçse një larje hesapesh me duart e shtetit e një grupi biznesesh ndaj një grupi tjetër.

Të fundit