Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Maqedoni e Veriut/ Parlamenti shkarkon nga detyra prokuroren e posaçme
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin e komisionit parlamentar për shkarkimin nga detyra të prokurores së posaçme Katica Janeva. Vendimi erdhi pas dyshimeve për përfshirjen e saj në një skandal të madh korrupsioni.
Parlamenti njoftoi se e shkarkoi Janevan për shkak të punës së paligjshme, të pandërgjegjshme dhe joprofesionale. Zëri i Amerikës raporton se 102 deputetë nga 120 sa ka gjithsej parlamenti në Shkup, votuan për shkarkimin e prokurores së posaçme.
Parlamenti do t’ia dërgojë vendimin për shkarkimin, Këshillit të Prokurorëve Publikë për ta konstatuar largimin e saj nga detyra. Zonja Janeva akuzohet për përfitime materiale në rastin gjyqësor të njohur si “zhvatja” nga biznesmeni maqedonas Jordan Kamçev, të cilit i ishin bërë lehtësime rreth masës së paraburgimit lidhur me një rast tjetër gjyqësor ku ai është i akuzuar.
Janeva erdhi në krye të Prokurorisë së Posaçme, të themeluar para katër vjetësh, me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe kriminalitetit në radhët e zyrtarëve të pushtetit dhe politikanëve në Maqedoninë e Veriut.