Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut tre ditë zgjedhje në kohë pandemie, nis dita e parë e votimit  

Maqedonia e Veriut tre ditë zgjedhje në kohë pandemie, nis dita e

Maqedonia e Veriut sot nis ditën e parë të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për herë të parë, procesi i votimit do të zgjasë tre ditë resht për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia covid.

Kështu, sot do të votojnë 716 persona të infektuar me covid-19 dhe në vetizolim, nesër 8.852 persona të cilësuar si të sëmurë, ndërsa në 15 korrik pjesa tjetër e popullsisë.

Ky lloj votimi erdhi pas propozimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, duke respektuar protokollet e autoriteteve për ruajtjen e distancës dhe vendosjen e maskës.

Duke nisur nga sot do të votohet për 15 parti politike dhe koalicione të cilat gjithsej kanë 1.578 kandidatë, si LSDM e drejtuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit, Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI e Ali Ahmetit, për t’i dhënë mundësinë Maqedonisë së Veriut të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, apo Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e drejtuar nga Zijadin Sela .

Votimi ka nisur në orën 07.00 dhe do zgjasë dy orë më shumë se zakonisht, deri në orën 21.00, për shkak të masave  për mbrojtje  nga covid-19.

 

 

 

Të fundit