Flash News

KRYESORE

Marrëveshje e re për kartën e studentit, tarifa të reduktuara deri në zero nëpër banka

Marrëveshje e re për kartën e studentit, tarifa të

Studentët e pajisur me kartën e studentit do të kenë mundësi të përfitojnë tarifa të reduktuara deri në zero për shërbimet bankare. Kjo është marrëveshja e re e nënshkruar nga Bashkia e Tiranës me bankën Credins, por që shumë shpejt do t’i bashkohen edhe banka të tjera që operojnë në tregun shqiptar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për këtë marrëveshje, duke theksuar se mbi 21 mijë studentë janë pajisur me këtë kartë duke përdorur kështu shërbime publike apo edhe private ofruar nga Bashkia e Tiranës.

“Jam shumë entuziast për mënyrën se si ka vijuar shpërndarja e kartës studentore. Diçka që pritëm 30 vjet për ta bërë, por në 3 muaj kemi bërë më shumë se në 30 vjet. Jam i lumtur që 1/3 e studentëve, rreth 21 mijë, tashmë e kanë marrë kartën. Përveç kartës fizike, kanë marrë edhe aplikacionin online, që e bën akoma më të lehtë përdorimin e saj. Madje, disa nga lajmet e gëzuara të kësaj vere kanë qenë shumë studentë që kanë udhëtuar jashtë, të cilët duke treguar kartën e studentit në Greqi, në Itali apo vende të tjera fqinjë, kanë marrë shërbime të reduktuara edhe pse nuk janë studentë të atij vendi”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi gjithashtu se nisma është përqafuar nga shumë shërbime publike dhe private të cilët po u mundësojnë studentëve lehtësi.

 “Ajo që ishte një habi e jashtëzakonshme është se sa shumë është përqafuar karta studentore nga sipërmarrjet dhe kompanitë private në qytetin e Tiranës. Madje, sot kemi mbërritur në një situatë ku kemi 70 shërbime publike dhe rreth 100 shërbime private. Kemi më shumë shërbime private se sa publike, diçka që nuk e kishim menduar, por sa bukur që përfundoi kështu”, deklaroi Veliaj.

Të fundit