Flash News

KRYESORE

Masakër në Zagreb, vriten gjashtë persona, autori vetëvritet

Masakër në Zagreb, vriten gjashtë persona, autori vetëvritet

Kroacia u trondit nga vrasja e gjashtë personave gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia në Zagreb konfirmoi se autori i masakrës në lagjen Kajzerica të kryeqytetit kroat, kreu vetëvrasje.

Policia u alarmua për të shtëna me armë dhe shkoi menjëherë në vendngjarje ku gjeti edhe viktimat. REL shkruan se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave.

Viktimat janë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiç. Masakrës i mbijetoi vetëm një fëmijë shtatëmuajsh. Pasi nisi kërkimet policia kroate ra në gjurmë të autorit të dyshuar. Ky i fundit u gjet i vdekur në lagjen Brezovica të kryeqytetit.

Të fundit