Flash News

KRYESORE

Masakra në familjen shqiptare në Itali, reagojnë fqinjët: Besniku ishte person i qetë, e ka bërë nga xhelozia

Masakra në familjen shqiptare në Itali, reagojnë fqinjët:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku burri i cili nuk jetonte në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, ka masakruar me çekiç këtë të fundit duke e lënë në koma.

Mësohet nga mediat italiane se Besnik Habibaj e gjeti ish-bashkëshorten e tij, Trëndelina Halimin në një disku duke festuar me shoqet e saj.  Ky ishte momenti i cili e ka mërzitur Besnikun dhe më pas ka shkuar në makinën e tij për të marrë  çekiçin dhe masakroi deri sa e la në koma Trëndelina Halimin .

Sipas medieve italiane, dyshohet se gruaja ka nisur një lidhje me një tjetër person dhe për këtë Habibi është bërë xheloz.

“Një person i qetë, i cili gjithmonë ka punuar aq shumë. Por padyshim xhelozia e ka bërë atë të bëjë një gjest të tillë brutal. Kjo është një dhimbje e madhe për zonen e Pollenza”,- flasin fqinjët që i njihnin edhe burrin edhe gruan.

“Askush nuk do të priste kurrë një gjest të tillë, -thotë një fqinj i tyre.

 

Të fundit