Flash News

KRYESORE

Mbi 1500 vetëvrasje në vit/ Suedia fut në qarkullim ambulancën e parë në botë vetëm për njerëzit me probleme mendore

Mbi 1500 vetëvrasje në vit/ Suedia fut në qarkullim

Mbi 1500 vetëvrasje dhe 15 000 vetëvrasje të mbetura në tentativë janë raportuar në Suedi brenda vitit. Për një qasje më të mirë ndaj këtij problemi që lidhet me shëndetin mendor,  shërbimet e kujdesit shëndetësor të Stokholmit kanë prezantuar Ekipin e Reagimit të Urgjencave Psikiatrike, e cila është një ambulancë e dedikuar vetëm për kujdesin ndaj personave me probleme mendore.

Ajo është e para ambulancë e këtij lloji në të gjithë botën. Ndërsa ajo duket nga jashtë si një ambulancë e zakonshme, së brenshmi është e pajisur me sedilje të rehatshme që kanë zëvendësuar shtrënguesit, dhe dritat e ndritshme janë ndryshuar për të dhënë një shkëlqim më të ngrohtë.

Ekipi që operon në këtë ambulancë përfshin dy infermierë të specializuar për probleme të shëndetit mendor dhe një ndihmësinfermier.

Deri tani në Suedi ishte policia ajo që merrej me këto probleme, si vetvrasjet apo tentativat për vetëvrasje.  Por duke pasur profesionistë të trajnuar për këto raste, përfitimet janë të dyfishta.

Së pari, niveli i kujdesit është rritur. Dhe së dyti, ulet stigmatizimi i atyre që vuajnë nga gjendja e shëndetit mendor.

Në Stokholm, Ekipi i Reagimit të Urgjencave Psikiatrike i përgjigjet mesatarisht mbi 130 thirrjeve në muaj. Pjesa më e madhe e këtyre thirrjeve kanë të bëjnë me rrezikun e vetëvrasjeve.

Të fundit