Mbyllet pas 13 vitesh emisioni satirik i Agim Bajkos

Pas 13 vjetësh transmetim emisioni i përjavshëm satirik “Bypass Show” i moderatorit Agim Bajko, nuk do të jetë më në ekranin e Televizionit Vizion Plus.

Ky njoftim është bërë i ditur përmes faqes së emisionit Bypass Show.

“Miq te Bypass Shoë. Prej 13 vitesh kemi qene bashke ne nje udhetim fantastik permes satires, nepermjet te ciles jemi perpjekur te sjellim tek ju realitetin ashtu sic eshte ne te vertete. Ne kuptimin e plote te fjales, kemi ndejtur shtrember dhe kemi folur drejt. Por si cdo gje ne kete bote edhe udhetimi yne e ka nje fund. Nga sot Bypass Shoë nuk do ta vazhdoje me transmetimin e tij ne TV Vizion Plus, ku ndiqej prej me shume se nje dekade. Ju falenderojme perzemersisht qe keni qene pjese e hapesires sone “disinformuese” dhe sic thote edhe Bajko… RELAX!”, shkruhet në faqen zyrtare të ‘Bypass Shoë’ në facebook.

Njoftimi përfundimtar për mbylljen e emisionit u bë publik ditën e sotme.

Bypass Show i ka nisur transmetimet në vitin 2006 dhe nëpërmjet satirës prekte problemet kryesore të shoqërisë duke pasur në fokus kryesisht politikën.