Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Tragjedi në Berat. Hynë për të pastruar pusin, humbin jetën gjyshi me dy nipërit. I pari kishte hyrë 75-vjeçari Kamber Hoxha, më pas kanë hyrë dy nipërit e tij për ta ndihmuar, Neim dhe Gentian Hoxha, përkatësisht 46 vjeç dhe 45 vjeç, por kanë mbetur edhe ata brenda të pajetë.

Punonjësit e fasonerive në Krujë kanë dalë dje në protestë, teksa i bëjnë thirrje qeverisë dhe autoriteteve që të alokojë edhe për këtë kategori të ashtuquajturën ‘pagën e luftës’, ndryshe paralajmërojne përshkallëzim të protestës.

■Zbardhet protokolli i masave higjeno-sanitare në kushtet e COVID-19 të cilat duhet të aplikohen në klinikat dentare. Klinikat dentare do të hapen në të gjithë vendin në datën 11 maj, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

■Gjatë Samitit të Zagrebit, kryetarja e Komisionit Evropian der Leyen shpalosi shpresën se metodologjia e re e zgjerimit do të ndihmojë që edhe të përshpejtohet procesi, ndërkohë që e ka quajtur pandeminë e covid si një mundësi që do të forcojë më shumë lidhjet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

■Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Mësohet se Velo ishte i shtruar prej disa ditës në QSUT, pasi vuante nga anemia.

■Pas lajmit të trishtë për largimin e tij nga jeta të Maks Velos, reagimet kanë qenë të panumërta.

Miq, gazetarë, artistë e politikanë e kujtojnë Maksin për vlerat e veçanta të karakterit e punën që la pas.

■Komisioni për Punët e Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian ka zhvilluar sot një mbledhje mes eurodeputetëve, ku një pjesë e tyre ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distancë.

Gjatë diskutimit është folur për negociatat për Shqipërinë, për të cilat eurodeputetët kujtojnë 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare.

Të fundit