Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Mediat turke shkruajnë se biznesmeni i njohur Adnan Polat është mashtruar nga biznesmeni shqiptar Sinan İdrizi, partner i Air Albania Airline.

Sipas të njëjtave burime, Adnan Polat, një biznesmen i famshëm turk, ish-presidenti i Klubit Sportiv Galatasaray, u mashtrua në Shqipëri. Për këtë arsye ai paraqiti një padi penale pranë Zyrës së Prokurorit Publik të Stambollit, ku u ankua se kompania e Sinan İdrizi kërkoi para me premtimin për blerjen e një kompanie nafte.

■ Njësoj si Vuçiç, ngjarja e para 4 viteve në Beograd që mund të ketë frymëzuar Ramën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Damian Gjiknuri, Kryetar i Reformës Zgjedhore dhe përfaqësues i PS u ka bërë thirrje partive opozitare që të rikthehen në tryezën e këshillit politik.

Në një letër drejtuar Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, Gjiknuri u kërkon të mblidhen në një mbledhje të enjten ose të premten dhe të mos humbasin kohë nga data 31 maj, date e propozuar nga prej tyre si afati për përmbushjen e objektivit te reformës zgjedhore me dakordesi.

■ Pas shembjes së godinës së TK për ndërtimin e një teatri të ri, janë shtuar dyshimet se rreth këtij të fundit, ashtu siç ka patur zëra, mund të ngrihen kulla.

Pas kryebashkiakut Erion Veliaj, edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi për Report tv se do të ishte gabim nëse godina të mos ketë dhe funksione të tjera!

■ Ish-ministrja Mirela Karabina ka folur edhe sot në protestën që po zhvillohet në këto momente në hyrje të Pedonales për shembjen e Teatrit Kombëtar. Karabina në fjalën e saj doli me një pankartë me emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që kanë firmosur shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetari Alfred Lela nga protesta: I kam fal policët por jo Edi Ramën e Sandër ‘Leshin’, janë të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me forcë dhunën shtetërore të ushtruar nga policia ndaj kolegut Alfred Lela, si dhe punonjësve të tjerë të medias më 17 Maj, gjatë procesit të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në reagim kjo shoqatë gjykon se për sa kohë nuk ka një ndjesë publike

dhuna ndaj gazetarit Lela dhe e kolegëve të tjerë, nuk ka qenë e rastësishme, por e targetuar!

Të fundit