Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Dështimi i ‘Zgjedhores’, SHBA, BE dhe Britania e Madhe s’fshehin zhgënjimin: Stop kushteve të reja, e mundur një marrëveshje mes palëve.

Mosarritja e konsensusit për ‘Zgjedhoren’, vjen reagimi i parë nga Rama: Do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën prestigjioze ‘Le Monde’, e cila pak ditë më parë e cilësoi një ‘akt barbar’ shembjen e godinës së teatrit Kombëtar në mes të Tiranës.

Sipas kryeministrit, kjo ngjarje solli zemërimin e partive opozitare që sipas tij organizuan një demonstratë masive ku dy oficer të policisë të përfundonin në spital të plagosur, si dhe lajme të rreme.

Nga kopshtet, plazhet, kufijtë, palestrat... dje u hap e gjithë Shqipëria, çfarë do jetë e ndaluar deri në 23 qershor

Ministria e Brendshme e Kosovës njofton se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e kamionëve që futen në territorin e saj.

Ndërkohë mbetet në fuqi kushti që çdo person i cili kërkon të futet në Kosovë, duhet të ketë bërë tamponin 4 ditët e fundit, nëse është i prekur nga koronavirusi ose jo.

Një ditë pas dështimit të palëve për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, Opozita e bashkuar vjen me një kërkesë për zhvillimin e një tjetër takimi midis anëtarëve të Këshillit Politik.

Përmes një kërkese të hapur, të përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, synojnë uljen e palëve me qëllim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas dështimit të Këshillit Politik për arritjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore brenda afateve kohore, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Përmes një deklarate për mediat, ky Komitet ka kritikuar Këshillin Politik për mungesë transparence, me përjashtimin nga konsultimi shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Të fundit