Kosova pezullon tarifën e dezinfektimit për kamionët nga Shqipëria, por ja çfarë kërkon

Ministria e Brendshme e Kosovës njofton se ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e kamionëve që futen në territorin e saj.

Ndërkohë mbetet në fuqi kushti që çdo person i cili kërkon të futet në Kosovë, duhet të ketë bërë tamponin 4 ditët e fundit, nëse është i prekur nga koronavirusi ose jo.

Njoftim i Ministrisë së Brendshme të Kosovës:

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë, të gjithë kamionët që nga tonazhet e ulët deri tek të mëdhatë, paguanin nga 12-22 euro për të dezinfektuar kamionët.

Lexo edhe: Hapja e kufijve, Kosova vendos taksë 22 euro ndaj kamionëve dhe karantinim udhëtarëve