Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Komisioni i Venecias i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të rishikojë paketën antishpifje pasi sipas tyre draft-amendamentet e ligjit janë të pa zbatueshme në variantin aktual.

Sipas draft- opinionit, kjo paketë duhet rishikuar pasi nuk mund të implementohet në variantin aktual.

■ Pas publikimit të draft opinionit të komisionit të Venecias për paketën anti shpifje ka reaguar zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se opinion i Venecias konfirmoi qëndrimin e Metës sa i takon cënimit të lirisë të mediave.

■ Është arritur marrëveshja për administrimin zgjedhor. Burime për Politiko.al konfirmojnë se palët kanë firmosur marrëveshjen që i hap rrugën depolitizimit të administratës zgjedhore.

Palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

■ Në një reagim në Twitter kryeministri Rama e ka përshëndetur me ironi arritjen e një marrëveshjeje me opozitën. “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim””, shkruan Rama.

Rama pranon se PD do të hyjë në zgjedhje tashmë, duke qenë se ky është Kodi që ata deshën vetë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë.

Pas dakordësimit të marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, ka folur për mediat edhe përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh duke thënë se opozita hoqi dorë nga kërkesat absurde ku shtoi se u arrit dakordësimi për pika që përgjithësisht i ndanin palët.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, presidenti ka rezerva edhe pse lajmi është pozitiv.  Sipas Metës pakti për Zgjedhoren nuk mjafton për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të fundit