Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Zbardhet drafti përfundimtar i amendamenteve për Reformën Zgjedhore.

Në këtë draft, që pritet t’i shkojë Kuvendit janë saktësuar ndryshimet që do të pësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, si dhe të organeve të saj si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

■ Rikthehen atentatet në Elbasan, plagoset me snajper Ardian Çapja. 55-vjeçari i shpëtoi atentatit të tretë, autorët djegin makinën, gjatë shuarjes së flakëve, plagoset një zjarfikës.

Balla propozon datën e zgjedhjeve parlamentare 2021: Uroj që presidenti ta marrë në konsideratë, dy kuptimet që mbart

■ Nis sot regjistrimi i pronave në jug rë vendit, Lame: Kush do të përfitojë nga ky proces.

■  Si e justifikon zyrtari i Bashkisë përmbytjen e parkut ‘Rinia’: Qameti atmosferik i së shtunës nuk varej nga Lali Eri

Opozita parlamentare tre kushte maxhorancës për Reformën Zgjedhore: Nuk na lëkund asnjë pazar nëpër rezidenca ambasadash

■ Trasporti publik rinis në datën 15 qershor, pas tre muajsh pauze për shkak të situatës së Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

■“Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!”, kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta në një reagim të tij pas publikimit të raportit mjeko-ligjor nga analisti Alfred Lela për dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Të fundit