Flash News

KRYESORE

Me targa ruse dhe i blinduar, automjeti i përmbysur në rrugë alarmon Policinë e Tiranës

Me targa ruse dhe i blinduar, automjeti i përmbysur në rrugë

Një automjet i blinduar dhe me targa ruse u aksidentua sot në mbrëmje në sheshin “Shqiponja”. Policia e Tiranës shkoi në vendngjarje, por nuk arriti që të gjente drejtuesin e mjetit, apo ndonjë person tjetër në mjet. Ai ishte braktisur. Menjëherë u ngrit një grup pune për ta zbardhur këtë ngjarje, ndërkohë që mendohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe, e për këtë arsye u përmbys.

Makina e aksidentuar ka bllokuar trafikun, por ajo që shqetëson më shumë policët është fakti që drejtuesi i mjetit u largua.

Dyshimet janë se ai mund të jetë në kërkim nga policia, apo ka tentuar që të fshehë diçka, e për këtë arsye e ka braktisur mjetin. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.

Të fundit